MENU
klinika

Shtatzënia e ka ndryshuar!

Orinda Huta s’na e kurseu një pozë me barkun e rrumbullakosur

26.04.2021 - 10:02

Turjan Hysko dhe Orinda Huta do të bëhen prindër për herëtë parë. Këtë lajm e konfirmoi vetë çifti përmes disa fotografive të postuara në Instagram.

Ishte Turi ai që publikoi foton i pari, duke i treguar botës lajmin e bukur.

Më vonë, Orinda zbuloi edhe gjininë e bebushit që po presin të vijë në jetë. Ata do të bëhen me vajzë dhe janë në qiellin e shtatë nga gëzimi.

Moderatorja po e shijon në maksimum shtatzëninë e saj, megjithëse në rrjete sociale flet rrallë për të e pozat me barkun e rrumbullakosur janë më të rralla.

Shumicën e kohës, Orinda vishet me të gjera, mirëpo në foton e fundit në InstaStory ajo na tregoi barkun e rrumbullakosur.

Shtatzënia e ka ndryshuar trupin e moderatores, siç mund ta shihni edhe në këtë foto.

Turjan Hysko ishte i ftuar së fundmi në emisionin për fëmijë “Në kurthin e PIter Pan”, ku foli edhe për pritjen e ëmbël të Orindës.

“Në fakt nuk e di si mund ta shpreh si ndjesi, mendoja që kam qenë gati gjithë jetën për t’u bërë baba. Kam pak frikë kur shikon ato goditjet tek barku i Orindës. Me shpresën e Zotit, shpresoj që gjithçka të shkojë mirë. Që do dhurojë shumë dashuri, kjo është e sigurt, se sa i mirë do jem nuk e di”, tha Turjan Hysko.

Gjithashtu ai tha se emrin për vogëlushen e tyre nuk e kanë zgjedhur akoma, por e sigurt është që do të fillojë me shkronjën A.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN