MENU
klinika

Champions League

Paqe në Liverpool, City përmbys në Dortmund

14.04.2021 - 21:59

Pas PSG dhe Chelsea, janë mësuar edhe dy skuadrat e tjera gjysmëfinale të Champions League. Real Madrid dhe Manchester City bënë mirë edhe në kthim. Në 1/2 finale kemi: Real Madrid-Chelsea dhe PSG-Manchester City.

Spanjollët barazuan 0-0 me Liverpool në transfertë, teksa e kishin fituar sfidën e parë 3-1. Ndërsa City përmbysi 1-2 në Dortmund, kur me të njëjtin rezultat e kishte fituar edhe të parën

Liverpool mund ta gjente veten në avantazh sapo nisi loja, por një gabim i pafalshëm i Momo Salah përpara portierit bën që skuadra e Klopp të humbasë në rast vërtet të pabesueshëm.

Pjesa e parë mes Real Madrid dhe Liverpool në “Anfield Road” pa skuadrën e Zinedine Zidane të kontrollonte gjithçka duke qenë e qetë në sajë të avantazhit të krijuar në Madrid përpara një jave.

Benzema, si gjithmonë fantastik, i nisur në thellësi, ka krijuar panik në zonën e Liverpool dhe goditja e tij, edhe e devijuar, ka rrahur shtyllën duke shmangur golin për anglezët që do të kishte qenë një goditje e rëndë. Liverpool dominon në pjesën e dytë, por nuk godet portën, përfundon 0-0.

Dortmund ka kaluar në avantazh në minutën e 15’. Një supergol i Jude Bellingham ka tronditur anglezët. Një goditje fantastike e talentit, i cili mposhti portierin Ederson me një të djathtë të kalibruar. Pjesa e parë përfundoi 1-0.

Manchester City ka barazuar në minutën e 54’. Riyad Mahrez ka shënuar nga pika e bardhë e penalltisë. 11-metërshi u shkaktua nga Emre Can, i cili bëri një gafë duke prekur topin me dorë në tentativë për ta larguar me kokë.

Phil Foden ka shënuar golin e 1-2 në minutën e 75’. Anglezi ka shkundur rrjetën e Dortmund me një gjuajtje të fortë me të majtën. Më pas anglezët mbrojtën rezultatin, ndërsa vendasit ishin të pafuqishëm, edhe për faktin se pastaj duheshin 3 gola.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN