MENU
klinika

Volejboll Meshkuj

Partizani nuk fal edhe te meshkuj, shpallet kampion

13.04.2021 - 22:36

Pasi fituan Kupën e Shqipërisë për meshkuj e femra në volejboll, Partizani e ka bërë këtë edhe në kampionat. Mbrëmë u shpallën femra, ndërsa sot meshkujt, teksa mposhtën 3-0 Erzenin në finalen e tretë play off luajtur në “Feti Borova”.

Të kuqtë i fituan të tria ndeshjet e luajtura mes tyre dhe shpallur matematikisht kampion. Partizani e meritoi këtë trofe, duke e dominuar kampionatin, teksa zuri vendin e parë në Grupin B dhe më pas nuk gaboi as në fazën finale.

Ky është suksesi i dytë sezonal për të “kuqtë”, që një muaj më parë bënë tyren edhe Kupën e Shqipërisë, çka tregon për një sezon të dominuan nga volejbollistët e Partizanit.

Edhe ndeshja e sotme ishte një dominim në fushë i ekipit kryeqytetas, që në dy setet e para pati epërsi në parket, duke i fituar ato me shifrat 25-18, 25-19. Erzeni tenton të rihapë ndeshjen në setin e tretë, por “zgjohet” vonë, pasi Partizani nuk toleron dhe fiton 25-23 e krejt takimin 3-0.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN