MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Për çfarë shërben vitamina D?

02.04.2021 - 08:54

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja:Për çfarë shërben vitgamina D?

Mjeku: Vitamina D nxit thithjen e kalçiumit në zorrë. Ajo është elementi bazë që rregullon metabolizimin e mineraleve në kockë. Falë saj dhe kalçiumit të rriturit mbrohen nga osteoporoza dhe osteomalacia, dy sëmundje që e dobësojnë kockën dhe rrisin riskun për fraktura. Vitamina D parandalon rakitizmin dhe kariesin dentar te femijët . Por efektet e saj nuk janë vetëm në kocka. Vitet e fundit po bëhen studime të cilat kanë hedhur dritë mbi të tjera efekte shumë të rëndësishme të kësaj vitamine në trupin tonë. Diskutohet roli i saj mbrojtës kundër disa lloje kanceri si psh; i zorrës së trashë, i gjirit dhe i prostatës.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.