MENU
klinika

Meshkuj e Femra

Përcaktohen finalet e play-off në volejboll

07.04.2021 - 20:33

Janë përcaktuar finalistët e play-off në volejbollin shqiptar. Erzeni është ekipi i dytë finalist në volejboll për meshkuj. Shijakasit mposhtën sot në mbrëmje 3-2 Tiranën në ndeshjen e tretë gjysmëfinale. Erzeni do të përballet me Partizanin për titullin kampion.

Ndeshja nisi mirë për shijakasit, që fitojnë setin e parë 25 21, por shpejt loja ndryshon rrjedhë. Tirana luan më mirë dhe barazon shifrat, duke fituar në pikët shtesë 27-25 setin e dytë. Më pas, miqtë nga kryeqyteti marrin komandën dhe ftojnë 25-13 setin e tretë.

Gjithsesi, ndeshja pëson një tjetër ndryshim rrjedhe, me shijakasit që dominojnë e fitojnë 25-20 setin e katërt, duke çuar gjithçka në setin e pestë. Në setin fnal, Erzeni ka një epërsi të lehtë dhe fiton 15-13 dhe krejt takimin 3-2, duke shkuar në finalet play off.

Play off – Gjysmëfinale Meshkuj

3 prill: Erzeni – Tirana 3-0

3 prill: Partizani – Vllaznia 3-0

5 prill: Tirana – Erzeni 3-1

5 prill: Vllaznia – Partizani 0-3

7 prill: Erzeni – Tirana 3-2

Skuadra e Tiranës në volejboll për femra ka siguruar një vend në finalet play off, pas fitores 3-2 që arriti ndaj Vllaznisë, takim që u luajt në “Fahrie Hoti” në kryeqytet.

Një fitore e vështirë dhe e vuajtur për bardheblutë e trajnerit Gorenca, që u desh të përmbysnin dy herë avantazhin e mikeshave nga shkodra. Tirana fitoi 2-1 me ndeshje ndaj Vllaznisë dhe në finalet play off do të luajë ndaj Partizanit në derbin kryeyqtetas. Kampione e Shqipërisë do të shpallet skuadra që fiton 3 nga 5 takime.

Play off – Gjysmëfinale Femra

2 prill: Barleti Volley – Partizani 1-3

2 prill: Tirana – Vllaznia 3-1

4 prill: Vllaznia – Tirana 3-1

4 prill: Partizani – Barleti Volley 3-2

6 prill: Tirana – Vllaznia 3-2