MENU
klinika

Presidenti i Real Madrid

Perez nuk heq dorë: Super League do të bëhet!

24.04.2021 - 19:03

Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, cilësohet si themeluesi i Super Ligës Europiane, teksa nuk kanë munguar akuzat e shumta në drejtim të numrit një të madrilenëve.

Në një interviste për spanjoll ‘’AS’’, Perez u shpreh se klubet janë larguar për të reflektuar dhe kanë nënshkruar një kontratë të detyrueshme e cila nuk i lejon të tërhiqen kaq lehtë.

“Nuk kam nevojë të shpjegoj se çfarë është një kontratë e detyrueshme, por në mënyrë efektive klubet nuk mund të largohen dot lehtë. Disa prej tyre, për shkak të presionit, kanë thënë se do të largohen.

Por ky projekt, ose një shumë i ngjashëm, do të shkojë përpara dhe shpresoj të ndodhë shumë shpejt. Të gjitha klubet kanë marrë pak kohë për reflektim. Nëse duhet të bëjmë ndryshime, ne do të bëjmë, por Super Liga është projekti më i mirë që kemi menduar.

Plani është përgatitur për disa javë me radhë për të reflektuar mbi disa njerëz që nuk duan të humbin privilegjin dhe manipuluan projektin. Duhet një fair play financiar rigoroz, që të bëjë të mundur një rivalitet të barabartë dhe jo që të favorizojë klubet që kontrollohen nga një shtet.

Real Madrid, për shembull, ka vetëm tre burime të ardhurash: biletat, televizione dhe sponsorë. Tani jam akoma më i shqetësuar, sepse presidenti i UEFA_s ka thënë ‘Duhet të mbrojmë personat që mbështesin nanciarisht klubet e tyre me pasion dhe dashuri’. A mund të ma shpjegojë dikush se si Real, që është një klub me ortakë, mund të rivalizojë një klub-shtet”,-  ka vazhduar Perez.

“Nëse disa klubeve u lejohet të injektojnë para pa limit, do të jetë e vështirë të garojmë si të barabartë. Për këtë arsye është e nevojshme transparenca, duam të dimë se nga vijnë të ardhurat e klubeve. Lojtarët mund të shkojnë te skuadrat me të ardhura të pa limituara, përtej tre burimeve të të ardhurave për të cilat fola më sipër” – përfundoi Perez.