MENU
klinika

Presidenti i Real Madrid

Perez: Superliga Europine nuk ka marrë fund

22.04.2021 - 10:53

Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, nuk dorëzohet dhe vijon të jetë i bindur se Superliga Europiane është një ide e mirë, por do pak kohë që të qartësohet. Në një intervistë për radion Cadena Ser, ai tha se nuk patën mundësi ta sqaronin më mirë këtë projekt.

“Superliga Europine nuk ka marrë fund. Thonë se Juventus u largua, por nuk është kështu. Edhe Milan nuk është jashtë këtij projekti, ashtu si dhe ekipet angleze, përveç njërit që nuk është shumë i bindur dhe Barça.

Kemi vendosur që të marrim kohë për t’u përpjekur ta sqarojmë një projekt që po punohet prej 3 vitesh, që ndoshta e paraqitëm keq. Por nuk na dhanë kohë, pasi na sulmuan” – tha Perez, i cili mori edhe pozicionin e presidentit të Superligës Europiane.

Ai thotë se futbolli mund të shpëtohet vetëm në këtë mënyrë: “Kampionati ynë nuk është i mbyllur, mund të hyjë kushdo. Nuk duam t’u japim fund të tjerëve, të rinjtë nuk e ndjekin më futbollin, duan të shikojnë më shumë çdo javë një sfidë mes Nadal-Federer. Futbolli është në krizë dhe nuk do të mbërrijmë deri në 2024, nëse nuk gjemë para.”

Superliga Europiane u themelua nga 12 klube angleze, italiane dhe spanjolle, por presioni i FIFA-s, UEFA-s dhe opinionit sportiv shtrëngoi klubet të tërhiqeshin 48 orë pasi lajmëruan këtë nismë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Fansat më të fortë se miliarderët

Tifozët prishën Super League Europiane, jo UEFA

Pas shpërbërjes së Super League

Ceferin: Bënë një gabim të madh, ecim së bashku