MENU
klinika

Kush ka marrë më shumë vota nga PD dhe PS

Përfundon numërimi i kandidatëve në Shkodër

29.04.2021 - 06:52

Në qarkun e Shkodrës ka përfunduar numërimi për kandidatët për deputetë, ku sipas të dhënave të KQZ më i votuari është nga PS-ja, Paulin Sterkaj me 7335, ndërsa pas tij renditet Benet Beci me 6131 vota.

Ndërkohë, Edona Bilali ka marrë 2711 vota dhe Ilir Beqaj 3920.

Nga PD-ja, Helidon Bushati ka siguruar 6743 vota, Emilja Koliqi 1364, Ramadan Likaj 4778 vota, Greta Bardeli 2753. Po ashtu, nga PD-ja, Zef Hila ka marrë 5975 vota, Lodovik Hasani 3810.

Tom Doshi nga PSD ka marrë 7886 vota dhe Gledis Çeliku 949. Nga LSI-ja, Agron Çela ka siguruar 2656 vota dhe Edmond Ndou 1809.

Qarku i Shkodrës është një nga qarqet, i cili ka ndarë mandatet mes 4 forcave politike, ku PD mori 5, PS 3, PSD 2 dhe LSI 1.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin