MENU
klinika

Incidenti

Përplasje fizike mes kandidatëve të LSI me policët në bashkinë Fier

21.04.2021 - 12:30

Një përplasje fizike ka ndodhur sot mes policëve në bashkinë Fier dhe kandidatëve për deputetë të LSI, pasi këta të fundit kanë shkuar të kërkojnë llogari me pretendimin se u janë hequr banerat.

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka njoftuar një takim përmbyllës të fushatës në qytetin e Fierit dhe kandidatja e LSI, Kejdi Mehmetaj denoncon se Bashkia e Fierit ka hequr banerat e partisë së saj dhe kandidatëve në qytet për shkak të këtij takimi.

LSI pretendon se është bashkia ajo që po i heq banerat megjithëse ka një kontratë të shkruar midis palëve.

“Pse po i hiqni banerat përgjigjuni pak. Do përfundoni në gjyq. Kaq frikë keni nha një baner. Duke dhunuar simpatizantët e LSI, deputetët e LSI. Ja pra në ambientet  bashkisë Fier dhunohen simpatizantët e LSI. More leje për banerin që ke vënë aty more, frikacak. Për një orë do vendoset baneri lart, turp të keni. Keni shkulur shtyllën gjithë natën e keni vendosur banera aty. Do vish të më vendosësh banerin aty mua, ti ose Armando subashi ose Edi Rama, keni frikë nga një baner.”, thotë Mehmetaj.

Teksa Mehmetaj urdhëron punonjësit e bashkisë që ti vënë për 1 orë banerat, ka pasur dhe përplasje fizike e tone të ashpra gjatë komunikimit.

Më pas baneri është vendosur nëbaze te ligjit tha Kejdi në konferencën për shtyp dhe ajo është vendosur.