MENU
klinika

"Një fotografi sa një vit!"

Përqafimi pandemik fiton “World Press Photo 2021”

16.04.2021 - 13:02

          Një pamje që flet vetë… Përqafuar për herë të parë, pas disa muajsh në pandemi – është kjo, fotografia e shpallur si fituesja e konkursit “World Press Photo 2021”.

Fotografi danez Mads Nissen, u vlerësua me çmimin e parë në konkursin prestigjioz, gjatë ceremonisë online organizuar në Amsterdam.

“Shkprepja fituese, ka arritur të ruajë pikërisht, ndikimin e pandemisë te njerëzit në të gjithë botën, si askush tjetër” – ishte vlerësimi nga ana e jurisë.

Fotografia fituese, titulluar si “Përqafimi i parë”, u mor për të përditshmen daneze “Politiken”.

85-vjeçarja Rosa Luzia Lunardi nga Brazili, shkrihet në përqafimin e plastmastë pandemik, rrethuar me krahët e infermieres Adriana Silva da Costa Souza, pas pesë muajve izolimi në azil, më 5 gusht 2020.

Infermierja, sigurisht mban veshjen që u përshtat në rrethanat e kushtëzuara. Të përqafuara, pelerina e tejdukshme hapet nga jashtë, duke e bërë infermieren të marrë pamjen e krahëve engjëllorë.

“Mesazhi kryesor i fotografisë, është dashuria dhe dhembshuria” – u shpreh autori, Nissen.

Juria e quajti realizimin fotografik “ikonë”, duke gjykuar se “përmblodhi situatën covid-19”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Misteri i origjinës së Covid-19

‘Lindi nga bashkimi i dy viruseve’!

Koronavirusi/ Paralajmërimi i FMN-së

“Depresioni më i thellë që nga vitet ’30”