MENU
klinika

"Sfida ime në Tropojë"

Petrit Malaj: Ja çfarë më ka premtuar Rama për Kukësin

20.04.2021 - 08:26

I ftuar në Shqip nga Rudina Xhunga, në Dritare.tv kandidati për deputet i PS-së në qarkun e Kukësit, Petrit Malaj tha se kjo është një sfidë e re për të. Numri 2 për qarkun e Kukësit theksoi se i ka kërkuar kryeministrit Rama një vështrim të plotë për të gjithë zonën dhe se ai i ka dhënë fjalën.

“Jeta është sfidë.E kam konsideruar të tillë që kur kam nisur punë në universitet, kam 36 vjet. Jam zgedhur dekan, rektor, kam qenë gjithmonë përballë sfidave.

Tani jam në një sfidë tjetër, të rëndësishme të jetës time. Kam pranuar të jem kandidat për deputet me dëshirën për të bërë diçka për Tropojën, me vullnet dhe pasion. Propozimi i kryeministrit ishte konkret dhe i kërkova garanci që shikimi i tij të ishte më i plotë për Hasin, Kukësin, Tropojën.

Janë 30 vjet që ky rajon mund të renditet si më të varfërit në Shqipëripor ka resurse të jashtëzakonshme.Kemi aeroportin që u inagurua dje që do të vihet shumë shpejt. Është zhvillimi i blektorisë dhe bujqësisë, gështenja, bimët mjekësore.I kam kërkuar kryeministrit që ai këndvështrim të kthehej i plotë për këtë zonë. Kryeministri më dha fjalën dhe kam dashur t’i besoj në kuptimin e plotë të fjalës. Me kryeministrin kemi biseduar për të krijuar një unazë të rrugëve të Bjeshkëve sepse malësori 6 muaj të jetës së tij i kalon në Bjeshkë.

Unë nuk premtoj mrekullira. Kryeministri ka marrë një sipërmarrje konkrete e cila për mua është propozim evropian. Çdo emigranti që do të kthehet apo çdo malësori që do të bëjë një bujtinë në bjeshkë do ti jepen 5 mijë euro dhe në fund fitimet ti marrë tropojani,ai që investon dhe jeton aty”.tha Malaj.

REMOTE_ADDR:[]

Favorizoi djalin e Tom Doshit pas aksidentit

Pezullohet Shefi i Qarkullimit në Lezhë

Në by-passin e Murrizit ka rënie të vazhdueshme të gurëve

Rruga e Arbrit përmbytet nga shiu, vështirësohet qarkullimi

Një itinerar udhëtimi nëpër fshatra, ferma, shtigje e rafting

‘Forbes’ zgjedh Shqipërinë për aventurë emocionuese