MENU
klinika

Ngjarja në Kavajë

Plagosi sekretarin e PD-së, Gjykata jep vendimin

24.04.2021 - 12:00

Gjykata e Kavajës ka vendosur sot masën e sigurisë për tre shtetasit që u përfshinë në ngjarjen e plagosjes së sekretarit të zyrës së Partisë Demokratike në Kavajë, Bledar Okshtuni.

Gjykata vendosi arrest me burg për shtetasin, Ndriçim Tahiri (Jonuzi), personi që plagosi në zyrën e PD-së së Kavajës, sekretarin e kësaj selie.

Ndërkohë që Gjyqtari Gentjan Dekollari vendosi masën arrest shtëpie për punonjësin e Policisë Bashkiake, Dorjan Troplini dhe drejtorin e Policisë, Markel Shtylla.

Kërkesa për arrestimin e Ndriçim Tahirit (Jonuzi) dhe dy funksionarëve të bashkisë së Kavajës u kërkuan nga prokurori Durim Bedini.

Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin