20.04.2021 - 08:19
Detaje të reja ka ndalë në dritë nga plagosja e djeshme me armë zjarri të sekretarit të degës së PD-së në Kavajë Bledi Okshtuni. Policia ka shpallur në kërkim autorin Ndriçim Jonuzi (i njohur edhe me mbiemrin Tahiri) dhe dy shokët e tij Markel Shtylla e Dorian Troplini.
Të tre personat janë në kërkim për plagosje të rëndë me dashje
Të shtëna me armë në një zyrë elektorale të Partisë Demokratike në Kavajë bënë që opozita të hedh akuza se ky është në sulm për qëllime politike. Autori Ndricim Jonuzi Tahiri i shpallur në kërkim është një person me precedentë penal i dënuar në 2014 me 8 vite burg për vrasje me dashje.