MENU
klinika

Laporta me ide te Barcelona

Plani për të bindur Messin të qëndrojë

16.04.2021 - 16:29

Tashmë më shumë po flitet për qëndrimin e Lionel Messit se sa largimin e tij nga Barcelona. Pesë javë pasi u bë president i Barcelonës ​​dhe pasi u njoh me rezultatit e auditivit, Joan Laporta tashmë është duke përgatitur ofertën për të rinovuar kontratën me argjentinasin.

Sikurse shpjegojnë mediat pranë Barçës, presidenti mësohet se ia ka bërë të qartë situatën ekonomike kapitenit. I vetëdijshëm se nuk mund të konkurrojë në nivelin e pagave me propozimet e tjera që ka marrë argjentinasi, plani i Laportës është të bindë Messin me diçka tjetër.

Një kontratë që do të fillojë me një pagë më të ulët se tani, por që do të rritet me konsolidimin e situatës financiare dhe me propozimin që të jetë ambasador i klubit edhe pasi “të varë këpucët në gozhdë”.

Laporta gjithashtu po përpiqet ta bindë Leo Messin me blerjen e Erling Haaland, një futbollist që do t’i jepte ekipit një bonus për të garuar përsëri për Champions League.

Messi gjithmonë e ka bërë të qartë se, përtej çështjes ekonomike, ai kërkon të ketë një projekt sportiv fitues dhe presidenti i Barçës mendon se me nënshkrimin e mundshëm të sulmuesit të Dortmundit, “Pleshtit” do t’i plotësohej edhe ky kusht.

Megjithatë, kapiteni ende nuk ka marrë ofertë zyrtare nga presidenti ose klubi i Barçës. Kjo edhe për faktin se po bëhen bilancet financiarë. Barcelona diskuton nesër finalen e Kupës së Mbretit ndaj Bilbaos dhe një triumf shton palmaresin e trofeve të Messit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN