MENU
klinika

Zgjedhjet/ Policia rrit forcat në pikat kufitare

Drejtori Merkaj nga Kakavija: Përforcim të masave në kufi…

22.04.2021 - 11:34

Drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin në Policinë e Shtetit, Drejtues i Lartë Eduart Merkaj ka qenë sot në Pikën Kufitare të Kakavijës për të inspektuar masat, teksa deklaroi se policia do të jetë në gatishmëri përgjatë gjithë kohës, gjatë periudhës së zgjedhjeve.

Ai deklaroi se do ketë përforcim të masave në kufirin e gjelbër të penguar çdo tentativë të elementëve kriminalë.

“Shtim i masave të policisë kufitare gjatë zgjedhjeve. Kontrolle në pikën e hyrjes dhe masave të marra në kufirin e gjelbër që shihet si më me risk nga policia kufitare pasi elementë kriminale mund të kryejnë vepra penale në kufi. Policia është në gatishmëri, policët do të jenë në qendra votimi dhe do të shoqërojnë materialet”, tha Merkaj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN