MENU
klinika

"Ky është sistemi i Gestapos!"

Presidenti Meta paralajmëron prova të reja: Si patronazhisti ndjek qytetarin nga rrjetet sociale deri në…

17.04.2021 - 19:41

Presidenti Ilir Meta i është drejtuar popullit 1 javë para zgjedhjeve të 25 prillit, duke kërkuar që kjo javë të jetë e qetë dhe pa incidente.

Ai ka kërkuar nga qytetarët që t’u drejtohen qendrave të votimit, ndërsa ka bërë edhe një thirrje për Policinë e  Shtetit, duke kërkuar nga efektivët që të qëndrojnë në krye të detyrës dhe të mos bëhen palë me politikanët.

“Si President ndjej detyrimin që t’ju përcjell këto mesazhe si qytetarë të Shqipërisë.

Kjo javë e mbetur duhet të shoqërohet nga një frymë më e qete zgjedhore, ndaj ftoj të gjithë politikanët dhe qytetarët të distancohen nga çdo veprim që nxit dhunën.
Të gjithë qytetarët duhet t’i drejtohen qendrave të votmit dhe të refuzojnë përpjekjet për të shtrembëruar vullnetin e tyre.
Jam besimplotë se ju qytetarë, do të bëni më të mirën për t’i refuzuar të gjithë ata që duken apo ata që fshihen pas tyre. Mos pranoni të shisni votën për një shpërblesë momentale.
Barazia para ligjit garantohet vetëm nga vota e barabartë, prandaj çdo qytetar duhet të votojë i lirë, duke zgjedhur atë që mendon se do t’i përfaqësojë më mirë.

Asnjë pushtet nuk është më i fortë se vota e lirë, çdo pushtet buron vetëm prej saj. Sa më i plotë dhe sa më referandar të jetë vullneti i popullit, aq më të ndëshkueshëm janë ata që përpiqen ta ndryshojnë vullnetin e sovranit. Duhet që kushdo që do të rezultojë fitues, duhet ta gëzojë pushtetin.

Të gjithë drejt 25 prillit, të gjithë të verifikojnë kartat dhe qendrat e votimit. Një thirrje të veçantë e kam për Policinë e Shtetit. Qëndroni të pavarur dhe mos u keqpërdorni sin ë zgjedhjet e shëmtuara të Dibrës dhe Shijakut. Policia duhet të tregojë integritet të plotë dhe të jetë e pavarus. Duhet të luftojë edhe më fort krimin”, tha Meta.

Presidenti ka paralajmëruar se do të nxjerrë në dritë fakte të reja se si patronazhisti ndjek qytetarin që ka në mbikëqyrje që nga rrjetet sociale dhe më pas me problemet që ai ka me shtetin të krijohet një pengesë e paligjshme, që ai të ndërrojë kahun dhe të votojë pro qeverisë.

Presidenti Meta: Nuk janë patronazhist, por fuksat që ka njohur populli shqiptar për 50 vite në të kaluarën. Memet për këtë çështje janë të papërgjegjshme dhe shumë shpejt do të keni prova tepër serioze dhe pse ky është sistemi i Gestapos dhe pse sulmon ata që kanë mendim ndryshe, apo janë mbështetës të opozitës dhe se si monitorohen ata në rrjetet sociale. Është e tmerrshme të shohësh se si patronazhisti monitoron qytetarin në vijim.