MENU
klinika

LSI pretendime për probleme në një nga kutitë

PS i mori mandatin në Berat

27.04.2021 - 11:20

Teksa ka përfunduar procesi i numërimit në të gjithë Qarkun e Beratit, ku Partia Socialiste është shpallur fituese me 5 mandate të fituara dhe Partia Demokratike me 2, ka ardhur një reagim nga radhët e LSI, e cila mbeti pa mandat.

Raportohet se Ardit Çela, drejtuesi i LSI për këtë qark dhe i kryesuesi i listës së deputetëve, pretendon se ka probleme në kutinë me numër 3318, që i përket fshatit Bogdan.

Raportohet se Çela ka kërkuar procesverbalin në KZAZ me numër 66.

Sakaq, Kozeta Nushi, kryetarja e KZAZ me numër 66, thotë se të gjitha procesverbalet janë bashkëngjitur me të gjitha ato përfundimtaret që do të dërgohen më pas në KQZ.
Nushi thekson se sipas saj të gjitha procedurat janë bërë në raport me ligjin.

“Një parregullsi që u konstatua në një kuti votimi, u bë prezent me anën e një procesverbali, i cili iu bashkëngjit procesverbalit përfundimtar të rezultateve. Ky procesverbal do të shkojë bashkë me rezultatet përfundimtare në KQZ.

Ne jemi të detyruar të kontrollojmë dhe të lexojmë votën e lexuesit në çdo kuti votimi që nuk është dëmtuar dhe që është marrë në dorëzim si kuti e rregullt dhe mendoj që kemi zbatuar ligjin. Votat janë të pasqyruara në kuti.

Në atë kuti ishin dy fleta të ngjitura, një kishte vulën e votuesit, ndërsa tjetra kishte një shenjë. Kjo bëri që të mos kishte mospërputhje me një numër votuesish”, u shpreh Nushi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Subashi jep lajmin e mirë për qytetarët

Merr fund emergjenca mjedisore në Fier

Ja si pritet të jenë temperaturat përgjatë gushtit!

Sot termometri shënon 41 gradë në qarkun e Beratit

Zjarri i Karaburunit po i drejtohet banesave

Situatë alarmante në Dukat-Fushë

“Ferri” rikthehet në dielën

Temperaturat sot dhe nesër ulen me dy gradë