Partia Socialiste duket e vendosur në qëndrimin e saj për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës Ilir Meta. Së fundmi, mësohet se socialsitët kanë iniciuar zyrtarisht shkarkimine Metës.
Burimet bëjnë me dije se deputetëve socialistë u është shpërndarë propozimi i bazës për shkarkimin e kreut të shtetit, duke kërkuar që secili prej tyre të firmos.
Në celularët e deputetëve socialistë ka mbërritur SMS-ja e mëposhtme, në bazë të së cilës kërkohet që ligjvënësit e majtë të paraqqiten në zyrën e Gramoz Ruçit.
“Të dashur kolegë, bazuar ne disa shkelje të rënda të Kushtetutës sipas parashikimeve të nenit 90, nga ana e Presidentit Ilir Meta përpara dhe gjatë fushatës zgjedhore, në konsultim me Kryesine e Grupit Parlamentar kemi vendosur te iniciojmë Procedurën e Shkarkimit të Presidentit të Republikës. Për ketë qellim ju lutem siguroni prezencën tuaj pranë Zyrës se Grupit Parlamentar për të firmosur propozimin për shkarkimin e presidentit”, thuhet në mesazh e siguruar nga News 24.