MENU
klinika

Vlorë, Berat, Sarandë Fier, Tirane, Gjirokaster

PS, udhëheq në shumicën e qarqeve

26.04.2021 - 03:08

Partia Socialiste ka marrë më shumë vota se partitë e tjera në Berat, Sarandë e Përmet. Në Shkodër janë hapur Aktualisht, atje janë numëruar 13 kuti nga 411 dhe PD ka 950 vota, PS 896, kurse LSI 129.

Edhe në Lezhë prin PD, me 1.380 vota, më pas PS me 1.087 vota dhe e treta LSI me 227 vota. Numër më të madh votash kampi i djathtë ka marrë deri tani edhe në Kukës, ku numëron 2.604 fletë votimi në emrin e saj. PS ka marrë 1.182 vota dhe LSI vetëm 2. Socialistët marrin “situatën në dorë” në Korçë, ku kryesojnë me 3.008 vota, krahasuar me 2.523 vota të PD dhe 577 të LSI.

Në Gjirokastër PS ka më shumë vota se PD e LSI, respektivisht 2.316, krahasuar me 1.263 dhe 600 të partisë së Monika Kryemadhit. Edhe në Elbasan, në krye është PS me 4.491 vota, më pas vijnë PD me 2.998 vota dhe LSI me 369 vota. Deri më tani, në Elbasan janë numëruar 29 kuti nga 511.

Nga ana tjetër, në Berat, socialistët kanë siguruar deri tani 2.478 vota, demokratët 1.421 dhe LSI 550. Sakaq, gara prihet nga PS edhe në Sarandë, ku nga tri kuti të hapura, 354 vota shkojnë për kampin rozë, 231 për PD dhe 68 për LSI.

Socialistët janë përpara edhe në Vlorë, ku deri tani kanë marrë 3.688 vota, ndërsa PD 1.509 të tilla.

PS kryeson edhe në Përmet teksa janë hapur tre kutitë e para të votimit. Saktësisht janë hapur kutitë e qendrave të votimit në Çarçovë, Stërmbev, Draçovë

PS tek qendra e parë kryeson me 87 vota, kurse PD-LSI ndjekin me 59; tek qendra e dytë PS 64 vota, kurse PD-LSI 4; ndërsa tek e treta PS ka 85 vota ndërsa PD-LSI 7 më pak, 85 vota.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN