MENU
klinika

Arsyet

Pse partia e Tom Doshit arriti të merrte dy mandate në Shkodër?

29.04.2021 - 19:21

Shkodranët hodhën vetëm 107 mijë vota në zgjedhjet e 25 prillit ose 5 mijë më pak se sa katër vjet më parë, duke shënuar kështu nivelin më të ulët të pjesëmarrjes në historinë e pluralizmit. Vetëm 39% e qytetarëve me të drejtë vote votuan në këtë qark të dielën nga nga 43% në 2017-ën dhe 49% në 2013-ën.

Demokratët e fituan qarkun duke shënuar rezultatin më të mirë që nga viti 2009, pavarësisht se ish-nënkryetarja e tyre, Jozefina Topalli, garoi me një parti të re. Në fund, partia Lëvizja për Ndryshim e Topallit mori në Shkodër 934 vota ose 2.39%, ndërsa vetë Topalli mori 506 vota pëlqyese. Të 900 votat që mori Topalli duket se ndihmuan PSD-në të marrë mandatin e dytë.

Demokratët morën 47 mijë vota ose 6 mijë më shumë se sa më 2017 dhe rrëmbyen 5 nga 11 mandate. Por socialistët në aleancë me Partinë Socialdemokrate, ruajtën rezultatin në mandate të dy zgjedhjeve të kaluara. Socialistët morën 9 mijë vota më pak dhe ranë nga 4 në tre deputetë, por PSD mori 3 mijë vota më shumë se sa katër vjet më parë, të mjaftueshme për të fituar mandatin e dytë.

Në total, dy partitë e kampit qeveritar, PS dhe PSD morën 5 mandate, ndërsa dy të kampit opozitar, PD dhe LSI morën 6.

Votat e katër partive që morën mandate në Shkodër ishin afro 104 mijë, ndërsa një mandat u nxorr mesararisht me 9427 vota. Në këtë drejtim, PSD ishte më eficientja pasi fitoi një mandat për çdo 8171 vota, ndërsa mandatet e PD u fituan me 11,763 vota.

Votat pëlqyese në Shkodër nuk sollën ndryshim rezultati. Deputeti më i votuar i qarkut është Tom Doshi me 7886 vota, por Doshi vetë është tërhequr nga marrja e mandatit parlamentar pa dhënë ndonjë arsye.

Si person i padëshirueshëm nga Shtetet e Bashkuara, Tom Doshi u përball me rezistencën e ambasadës amerikane para zgjedhjeve, ndërsa kryeministri Edi Rama premtoi se ai nuk do të ishte pjesë e qeverisë së tij.

Kandidati i dytë më i votuar është Paulin Sterkaj i PS, i cili mori 7335 vota pëlqyese, ndërsa i treti është Bardh Spahia i PD me 7219 vota. Spahia është i shtati në listën e demokratëve dhe rrjedhimisht është humbës, pasi PD mori 5 mandate ndërsa herësi i Partisë Demokratike për Shkodrën është 11.700 vota.

Ndryshimet kushtetuese të miratuara nga Edi Rama përcaktuan që një kandidat humbës në listën e një partie politike mund ta përmbyste renditjen e partisë në rast se fitonte më shumë vota se sa numri mesatar i votave që kanë prodhuar një mandat për këtë parti. Formula krijon një barrierë absurde për kandidatët. Fjala vjen, në listën e PD-së në Shkodër garuan 12 kandidatë për 47 mijë vota ndërsa kandidatëve humbës u kërkohet më shumë se 10 mijë vota ose, në rastin konkret, 21% e votave të partisë.

Në anën e socialistëve, Benet Beci, drejtor i KESH-it, u rendit i dyti pas Paulin Sterkajt me 6131 vota pëlqyese. Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili u vendos nga Rama i katërti në garën e Shkodrës dhe në luftë për mbijetesë, humbi njëkohësisht garën për partinë dhe garën për vota personale. Ai mori 3920 vota pëlqyese. Izmira Rusi (Ulqinaku) e Partisë Demokratike është gruaja me më shumë vota pëlqyese në garë, (3683), pasuar nga demokratja tjetër Greta Bardeli (2753). Edona Bilali është kandidatja grua me më shumë vota në radhët e socialistëve (2711).

Me dorëheqjen e Doshit, deputetë të PSD-së pritet të jenë Gledis Çeliku, [Link CV] i cili ka punuar në vitet 2013-2015 si drejtor në OSHEE Shkodër, dhe Meri Markiçi [CV Link], drejtoreshë në Shkodër që nga viti 2014. /Birn/

GJKKO e dënoi me 1.6 vite burg për dëmin 234 milionë lekë

Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i PS

Fermeri nga Shkodra: S'ka nevojë që të dal në treg!

“Kam shitur 24 ton qepë vetëm përmes Facebook”

EMRAT/ Arrestohet 38-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori

Zbulohen sera me kanabis në Velipojë, mbi 37 mijë fidanë

Shumëllojshmëri të jashtëzakonshme peizazhesh

“Viajeros”: 14 vendet e mahnitshme në Shqipëri

Aktiviteti i djalit të 62-vjeçares! Dëshmia e tij

Tritoli në Shkodër ishte paralajmërim! Pista e hetimit