MENU
klinika

Shpëtim Nazarko

Pse socialistët janë afër fitores të dielën?

21.04.2021 - 13:54

         Duket se, PD e javëve dhe ditëve të fundit, po arrin ta ngushtojë diferencën, në përqindje, me PS. E nëse llogarit dhe aleatin e kësaj të fundit, LSI, me të cilën, në rast fitoreje do të bashkëqeverisin, mund të thuhet se rezultati bëhet gati i pallogaritshëm edhe për ata që bëjnë sondazhe të klasit të parë.

Një llogaritje e ftohtë, e parashikon lehtë këtë rritje të PD-së, veçanërisht në lidhje me 2017-ën. PD, ndryshe nga ky vit, ku dukej dhe jo shumë e motivuar, është e tëra e rreshtuar në betejë. Ndërkaq, rreshtat e saj, janë mbushur dhe me ish-të ikur, a të dhuruar te LSI, në vitet 2011-2017.

Analistët djathtas, e shohin me optimizëm rritjen e PD-së dhe në llogaritje (jo shumë drejt ama) fusin edhe LSI-në, me numrat që ajo mori më 2017. Po të ishte e saktë kjo llogaritje, kuptohet që opozita vjen në pushtet qartësisht. Për një analist të ftohtë, rritja e PD-së është jo vetëm produkt i mobilizimit të saj, por edhe i mbushjes së tubit qarkullues PD-LSI, në zgjedhjet 2011-2017. Këtë e tregon qartë, ulja e LSI-së në shumë qarqe. Po a e dëmton shumë, kjo, aleancën midis partive të opozitës?

Në një plan të përgjithshëm gjykimi, besoj, jo. Ky sistem zgjedhor është projektuar i tillë, që fituesi ta kalojë numrin e 70 deputetëve, shumë rrallë. Nisur nga kjo logjikë është e qartë se, LSI-së, nuk do t’i duheshin shumë deputetë, për të bërë çelësin. 2009-ta e tregoi qartë, këtë gjë. Mjaftuan katër deputetë të saj, për të bërë këtë çelës dhe për të shpënë dhe njëherë PD-në, në pushtet.

Kjo logjikë të tregon se, për LSI-në, nuk duhen as 10 dhe as 12 deputetë, për të bërë çelësin e fitores. Dhe në një analizë po gjakftohtë, mund të thuhesh, se LSI ka treguar lakmi të madhe, për të marrë më shumë sesa i duheshin. Në një analizë më të ftohtë akoma, nëse ajo do t’i bindesh një arsyeje më të shëndoshë, mund të qëndronte si një fraksion i të majtës dhe të ndërtonte një të ardhme, bashkë me PS-në, të ngjashme me atë të CDU-CSU në Gjermani. Po kjo skemë, nuk bëhet dhe nuk shkon më.

Analiza e mësipërme, tregon, duke e ripërsëritur argumentin, se ngritja e PD-së dhe rënia e LSI-së është së pari, rifunksionimi i tubit qarkullues PD-LSI dhe motivimi i partisë më të madhe të opozitës.

Nisur nga këto dy faktorë, të duket se jemi në rezultatet e 2009-ës dhe opozita, ka vërtet shanse të vijë në pushtet. Akoma më shumë edhe për arsyen se, nëse bashkimi i PD-së me LSI-në, ndodh para zgjedhjeve, çka bën që palët t’i rregullojnë pikat e dobëta, apo avantazhet e disavantazhet në shumë prej qarqeve të vendit, ndryshe nga 2009-ta.

Po sa e vërtetë është kjo mundësi?

Ajo që harrojnë analistët entuziastë të së djathtës dhe të tjerët, në përgjithësi, është një fakt i thjeshtë.

Në 2009-ën, PS dhe PD kishin një numër afërsisht të barabartë, votash: PS-620 mijë dhe PD-610 mijë. Diferencën e bënte LSI, që me 83 mijë votat e saj, të shpëna djathtas në fund të procesit, sigloi dhe fitoren e PD-së. Po kjo gjë, nuk është më e vërtetë, sot. Të gjitha sondazhet: edhe ato që favorizojnë të djathtën, edhe ato që favorizojnë të majtën, tregojnë se PD plus LSI, në rastin më të mirë, i afrohen një barazimi votash, me PS-në.

Kaq do të ishte e mjaftueshme, për të dalë në dy përfundime të thjeshta.

Pse, pavarësisht primitivizmit dhe lakmisë në poltikë, duhet të jesh konsekuent dhe i qartë në vlerën e partisë që përfaqëson, kur kërkon të kërcesh nga një degë në tjetrën, në favor të strategjisë dhe jo taktikës.

Së dyti, çka ka dhe vlerë për zgjedhjet e të dielës. Socialistë janë në të gjitha rastet, të favorizuarit e mëdhenj, për të fituar zgjedhjet. Numrat pra, që PD plus LSI, ndryshe nga 2009-ta, janë më pak se të PS-së, e tregojnë qartë këtë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Nuk e kam kuptuar kurrë Ilir Metën”

Shpëtim Nazarko: SPAK s’mund të godasë të parën opozitën

"Ka lidhje të brendshme me pushtetin dhe me votat"

Nazarko: Ministria e Brendshme, mallkim për vendet e varfra!


Vdekja e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes në klinikën dentare të Roland Xhaxhos

Ekspertiza e Brian Spahiut do të kryhet nga një grup mjekësh italianë

Një itinerar udhëtimi nëpër fshatra, ferma, shtigje e rafting

‘Forbes’ zgjedh Shqipërinë për aventurë emocionuese

"Do ketë ndikim të dëmshëm në mbrojtjen e refugjatëve"

Ligji për Ruandën, OKB thirrje Britanisë së Madhe: Rimendojeni!