MENU
klinika

Të gjithë do ta shohin...

Qyteti i Ferizajt nderon në mënyrën më të bukur Rita Orën!

16.04.2021 - 10:55

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, na ka bërë krenarë të gjithëve me talentin e sukseset e saj.

Ndaj, qyteti i Ferizajt në Kosovë e ka nderuar atë në mënyrën më të bukur, duke i realizuar një portret madhështor mural në njërën prej ndërtesave të qytetit.

Kështu, të gjithë do të mund të shohin sa herë kalojnë, vajzën e talentuar shqiptare.

Këtë foto e ka shpërndarë gjithashtu babai i Ritës, krenar për arritjet e së bijës.

“Më keni lënë gojëhapur”, ka shkruar Rita në përshkrimin e fotografisë që ka shpërndarë.

Kjo veshje e Ritës ka bërë krenarë shumë shqiptarë, të cilët i kanë dhënë mijëra pëlqime e komente në rrjetet sociale.

Besim Sahatçiu, gjyshi i Rita Orës, ka qenë në një nga figurat më të nderuara të Kosovës. Për këtë arsye në respekt të të ndjerit dhe përvjetorit të tij të vdekjes, Posta e Kosovës ka përuruar një pullë të re postare me figurën e tij.

Këtë gjë Rita Ora ia ka treguar me krenari gjithë botës përmes një postimi në rrjete sociale. Këngëtarja me famë botërore ka ndarë më herët në Instagram foton e pullës së postës dhe ka treguar për ndjekësit historinë pas saj.

“Gjyshi im Besim Sahatçiu është nderuar me pullën e tij postare në vendlindjen time Kosovë! Për të nderuar kontributin e tij në film dhe të gjithë filmat e mahnitshëm që ai bëri. Filmat e tij janë të jashtëzakonshëm dhe ata më frymëzojnë gjithmonë! Të dua gjyshi, e di që po na shikon nga qielli, mezi po pres të rri përsëri me ty një ditë, të dua”, ka shkruar Rita Ora.

Besim Sahatçiu është i njohur për një numër të madh projektesh filmike në kohën e Ish-Jugosllavisë, ku më i spikatur mbetet filmi i tij “Era dhe Lisi”. Kjo nuk është hera e parë që këngëtarja flet për të, pasi shpesh ndan në rrjetet sociale foto të të ndjerit duke i bërë dedikime prekëse.

 

Ja fotografitë që ngritën dyshime

A është fejuar Leonardo DiCaprio?

Është vërtetë drastike!

E keni parë pamjen e re të Zendaya?

E paritura që ndodhi pas zbulimit të diagnozës

Pse Princesha Kate nuk ka treguar se çfarë lloj kanceri ka?