MENU
klinika

Rama: Ja pse duam një mandat të tretë

Rama: Ja pse duam një mandat të tretë

03.04.2021 - 15:16

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se PS-së i duhet një mandat i tretë, ndërsa theksoi se 25 prilli është një ndeshje e rëndësishme.

Ai tha se PS nuk vjen nga 2 mandate, por nja një mandat dhe një luftë.

“Është ndeshje e rëndësishme 25 prilli. Ne kërkojmë mandatin e tretë, por nuk vijmë nga dy mandate. Vijmë nga një mandat dhe një luftë që nuk ka përfunduar. Kjo luftë do të kishte gjunjëzuar shumëkënd, por jo qeverinë tonë. Një tërmet shkatërrimtar dhe një tjetër tërmet tronditës për të gjithë botën. Jemi në avantazh sepse po kryejmë vaksinim masiv. Shumë shpejt do të dalim nga ky tunel sfilitës. Mandati i dytë ka qenë i thyer në mes nga kjo luftë në dy fronte. Dhe kur sheh ata që duan të vijnë në krye të vendit flasin sikur këto nuk ekzistojnë, e janë munduar që t’i bëjnë aleatë duke arritur në barbarinë e përhapjes së panikut për vaksinën. Atëherë për çdo njeri të arsyeshëm zgjedhja është e qartë. Ne të çojmë deri në fund këtë luftë dhe ndërkohë të mbarojmë punët që kemi nisur, disa janë vonuar prej kësaj lufte. Në atë nivel ku e meritojnë të gjithë.”, tha Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN