MENU
klinika

Video

Rama në Dibër, nxjerr pamjet nga Rruga e Arbrit

14.04.2021 - 10:39

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë në kuadër të takimeve elektorale për zgjedhjet e 25 prillit do të jetë në Dibër ku do të takohet me qytetarët dhe banorët.

Nisjen për në Dibër e ka bërë publike vetë kryeministri Edi Rama i cili përmes një video të postuar në profilin e tij në Facebook ka nxjerrë pamje nga Rruga e Arbrit.

Sipas Ramës, edhe pak ngelen nga koha kur kjo ëndërr 100-vjeçare të bëhet realitet.

Për Dibër nga Rruga e Arbërit

Edhe pak dhe ëndrra 100 vjeçare është realitet, shkruan Rama.

Nga pamjet shihet tuneli i këtij aksi që ende është në ndërtim e sipër.e.su./abcnews.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN