MENU
klinika

“Programi ‘Ujë 24 orë’ do shtrihet edhe në zona rurale”

Rama në Memaliaj: Janë 120 kantierë për rrjetet e ujësjellësit…

07.04.2021 - 15:39

Kryeministri Edi Rama, nga Memaliaj, deklaroi se programi “Ujë 24 orë” do të shtrihet edhe në zona rurale.

Rama theksoi se janë aktualisht në Shqipëri 120 kantierë, që shërbejnë për shtrirjen e rrjeteve të ujësjellësit në vend.

“Këtu kemi një tjetër kantier që shtrihet më tutje. Programi “Ujë 24 orë” nuk është program elektoral, por është në veprim prej disa vitesh, gjë që ka bërë që shumë bashki të kenë ujë 24 orë.

Programi është shtrirë edhe në zonat rurale, duke lidhur kontrata. Janë 120 kantiere sot në Republikën e Shqipërisë, për shtrirjen e rrjeteve të reja të ujësjellësit”, u shpreh ndër të tjera Rama.

Ndërkohë, Rama premtoi se edhe rrjeti i brendshëm shpërndarës brenda çdo fshati në Bashkinë Memaliaj prej 45 kilometrash do të bëhet krejt i ri.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Duan mbylljen e aeroportit për të mos ardhur vaksinat!”

Rama: Saliu gjuan me gurë digjitalë dhe Iliri fsheh dorën