MENU
klinika

“Me zgjatjen e orarit do kryeni të gjitha ritualet”

Rama në xhaminë e “Et’hem Beut”: Kam besim që…

13.04.2021 - 09:32

Në ditën e nisjes së muajit të Ramazanit, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë në xhaminë e “Et’hem Beut” në Tiranë.

I shoqëruar nga ministrja e Kulturës Elva Margariti dhe Kreu i KMSH, Bujar Spahiu, Rama u shpreh se me zgjatjen e orarit, tani të gjithë besimtarët do të kryejnë ritualet e tyre.

“Ishte e paimagjinueshme që do hynit në muajin tuaj të vitit të lehtësuar jo pak nga shtrëngesa e tmerrshme e pandemisë.

Edhe me zgjatjen e orarit do keni mundësi të bëni të gjithë ritualet.

Kam shumë besim që ky muaj do jetë energjizues dhe kam besim që me daljen nga tuneli i pandemisë dhe me hapjen e turizmit, me hapjen e të gjithë punëve për njerëzit të dalë nga ajo që thoni juaj pas vuajtjes vjen lehtësimi. Do kemi një perspektivë krejt tjetër. Kështu që përfitoj nga rasti që ti uroj të gjithë komunitetit një muaj agjërimi të pranuar dhe zoti qoftë me ju dhe shqiptarët”, tha Rama.

Kujtojmë që nga sot të gjithë besimtarët myslimanë nisin muajin e Ramazanit. Ky është viti i dytë, që Ramazani festohet në një periudhë pandemie.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Aplikoni në portal, për ata që nuk kanë smartphone numri…

Sistemi i leje- daljeve për pazar, Rama sqaron si do funksionojë

Zgjatja e Rregullores për Ballkanin Perëndimor

Si të pajisesh me një vizë pune gjermane në kohën e pandemisë?