08.04.2021 - 15:58
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se kanë mbërritur 100 mijë vaksina anticovid në vendin tonë, ndonëse me një ditë vonesë për shkak të bllokimit të aeroportit të Rinasit nga kontrollorët e trafikut ajror.
“Me një ditë vonesë për shkak të tentativës çmendurake për bllokimin e fushatës së vaksinimit dhe nxitjen e rrëmujës në prag të zgjedhjeve, mbërrijnë 100,000 vaksina të tjera anti-covid.
Më të vendosur se kurrë për të vazhduar me ritme të larta vaksinimin masiv dhe për të garantuar një sezon turistik të lehtësuar e me të ardhura të larta për Shqipërinë”, shkruan Rama në Facebook.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Protesta e Albcontrol