MENU
klinika

A do e dekretojë Qeverinë e re? Përgjigjet kreu i shtetit

Rama paralajmëroi shkarkimin, Meta e quan ‘shashkë’

30.04.2021 - 12:56

Presidenti Ilir Meta i ka quajtur shashka për të tërhequr vëmendjen nga numërimi dhe rinumërimi i votave të 25 prillit deklaratën e kryeministrit Edi Rama që paralajmëroi shkarkimin e kreut të shtetit nga parlamenti aktual.

“Asnjë përgjigje për shashkat të cilat duan të largojnë vëmendjen nga mbi 83 mijë vota të pavlefshme që janë atje dhe që me pamje filmike duhet parë si janë bërë të pavlefshme se s’ka statistikë në botë të shikojë këtë rekord pavlefshmërie.

E dini që diferenca është jashtezakonisht e ngushtë. Mund të lëvizin shumë mandate këtu në gjithë këto qarqe.

Ne duhet të mbajmë vëmendjen këtu, po të ishte për këtë hisrori kishte ikur 100 herë presidenti, po ju e dini që e mbajë fjalën. Në 24 korrik 2022 këtu do e bëjmë konferenfën e fundit së bashku.

Nga ky moment të kenë shumë kujdes as një kuti mos ndërrrohet e asnjë përpjekje për të mbuluar cdo lloj krimi që ka ndodhur atje të mos mbulohet“.

I pyetur nëse e njeh rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit dhe a do e dekretojë qeverinë e re me kryeministër Edi Ramëm, Meta u shpreh:

“Mos u merrni me gjëra që kanë kohën e tyre. Unë kërkoj të zbartohet kodi zgjedhor pikë për pikë deri në shterimin e ankesës së fundit nga partia më e re në këto zgjedhje”.

Pyetje: Si themelues i LSI si ndiheni kur kjo parti rikthehet në rezultatet e vitit qe e late ju 2009 e PS fiton Skraparin e bastion të LSI?

Përgjigja e kreut të shtetit: Ilir Meta s’ka marë pjesë në këto zgjedhje, ka qenë një qytetar e një votues e ka pasur një votën, s’ka bërë thirrje për të votuar për asnjë subjekt politik asnjë kandidat në të ardhmen ndoshta do keni mundësi të shihni s vota merr Ilir Meta.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN