MENU
klinika

"Po aplikohet në rreth 50 vende"

Rama përmend artikullin e ‘NYT’: Sinovac, vaksina që renditet e para

03.04.2021 - 12:06

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar sot qendrën ku po vaksinohen të moshuarit në Roskovec, ndërsa vlerësoi vaksinën kineze ‘Sivonac’.

Teksa shoqërohej nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, Rama përmendi një artikull të New York Times për vaksinën kineze, që renditej e para.

PJESË NGA BASHKËBISEDIMI

E moshuara: T’u bëftë dita një mijë për këtë që na bëtë
Rama: Dje kishte nxjerrë New York Times një artikull, ku kjo vaksinë ishte e para
Manastirliu: Dhe ka më pak efekte anësore.
Rama: Ishte e para. Dhe gjithë këto Mbretëritë e Lindjes së Mesme, këtë vaksinë bëjnë. Turqia po ashtu. Janë rreth 50 vende që bëjnë këtë. Po rritet numri i vendeve që e bëjnë.