MENU
klinika

Kryeministri uron Vjosa Osmanin

Rama: Qoftë një punë e mbarë dhe e suksesshme për popullin

05.04.2021 - 08:12

Kryeministri Edi Rama ka uruar sot poërmes një postimi në Tëitter presidenten e re të Kosovës, Vjosa Osmanin.

Teksa i ka uruar punë të mbarë dhe të suksesshme për popullin, kreu i qeverisë shqiptare thotë se zgjedhja e kreut të shtetit në Kosovë “garanton qëndrueshmërinë e nevojshme për t’u fokusuar tek puna për realizimin e programit qeverisës”.

“Zgjedhja e Presidentes së re të Kosovës dje nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, përmbyll kuadrin institucional të vendit dhe garanton qëndrueshmërinë e nevojshme për t’u fokusuar tek puna për realizimin e programit qeverisës! Qoftë një punë e mbarë dhe e suksesshme për popullin!”, shkruan Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN