MENU
klinika

“Organizatorët janë kallëzuar"

Rama thirrje kontrollorëve të Rinasit: Kush nuk kthehet nesër në punë, s’ka…

07.04.2021 - 19:42

Kryeministri Edi Rama u bën thirrje kontrollorëve që të braktisin “rrugën qorre” që kanë nisur, ndërsa organizatorët sipas tij janë kallëzuar penalisht.

Rama i ka paralajmëruar punonjësit që të kthehen në punë nesër pasi në të kundërt sipas tij, nuk do të kenë më vend në Albcontrol.

Kryeministri Rama ne Twitter:

Apel për kontrollorët e Rinasit: Ndahuni nga ata që ju futën në këtë lojë të çmendur me zjarrin! Braktisini në rrugën e tyre qorre organizatorët e kallzuar penalisht! Kush nuk kthehet në punë nesër, nuk do gjejë më vend në Albcontrol. Koha e Rrumpallës ka vdekur dhe nuk kthehet!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN