MENU
klinika

“Katastrofë mendore të votosh ata!”

Rama: S’është logjikë biznesi të paguash 9 % taksë të sheshtë…

04.04.2021 - 11:18

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një bashkëbisedim me përfaqësues të biznesit të vogël në Fier, të cilëve u premtoi se tatim fitimi dhe TVSH-ja do të mbeten zero deri në vitin 2029.

Gjatë fjalës së tij, Rama e cilësoi të pakonceptueshme që të votosh PD duek rritur taksën direkt në 9 % që Luli të flejë në Kryeministri.

Rama tha se këtu nuk bëhet më fjalë se cilin ke më shumë qejf apo inat, por të shikohet se sa para fut dhe nxjerr nga xhepi përmes taksave.

“Flitet sikur këtu jemi në një kohë normale dhe thjesht është goja për të nxjerrë nga xhepi receta çudibërëse me receta marramendëse, ku secili do marrë lugën në detin që do bëhet kos. Për arsye të mirënjohja, ne nuk vijmë nga dy mandate, ne vijmë nga një mandate.

Biznesi i vogël e ka taksën zero, dhe zero do mbetet deri në vitin 2029. Kemi marrë në konsideratë faktin që nëse i japim biznesit të vogël gjithë lirinë që të vrapojë, do kemi një biznes të vogël që rritet dhe të jetë motor i punësimit. Jo vetëm taksa dhe TVSH-ja do të mbeten zero, por procesi me fiskalizimin po ecën shumë shpejt.

Nuk do kemi më asnjë kontakti fizik me shtetin. Nuk do keni më asnjë inspeketor që u vjen të dera. Në radhët e inspektorëve ka njerëz abuzues dhe zgjidhja është të modernizojmë sistemin. Secili të bëjë punën e vet dhe të mos ngatërrohen nëpërkëmbë lloj lloj njerëzish. Aktiviteti juaj nuk do ndiqet nga insepktorët por nga një qendër elektronike, një tru elektronik, që do japë sinjale vetëm në raste të anomalive. Mund të bëhet direkt kalimi në sistemin Online me tabletat tuaja dhe nuk do të ketë kosto. Me fiskalizimin kostoja do të ulet”, u shpreh kreu i qeverisë.

“Është katastrofë mendore që cilido që merret me biznes të vogël të paguajë 9 për qind. Të paguash që flejë Luli në Kryeministri. Dhe çdo muaj të nxjerrësh nga xhepi 9 për qind të fitimit tënd. Kjo është e pakonceptueshme sado inat ta kesh Gramoz Ruçin, sado inat ta kesh Edi Ramën. Logjika e biznesit është ku e kam interesin. Una dua të çoj drutë në mal, kam interes te ngjyra e gomarit, apo te interesi që të çojë drutë në mal”, tha Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN