MENU
klinika

Takim me fermerët në Rrogozhinë

Rama: Të parët për thithjen e fondeve nga BE

01.04.2021 - 10:28

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me fermerët në Rrogozhinë. Kryeministri tha se këto vite qeverisje për fermerët është bërë më shumë se kurrë më parë, ndërsa nuk harroi të akuzonte dhe opozitën.

Rama: Kam fatin të takohem me njerëz që punojnë, që nxjerin të ardhurat me punë të ndershme, punë e cila vertet lodh e streson por ne fund të bën të flesh i qetë.

Sot me erdhi mirë që miqtë që jam këtu me mua, menduar ta bënin këtë takim me ju, njerëzit e tokës, që nuk bëjnë lajm që i sheh rrallë nga ekranet, larg nga klubet e natës së analistëve.
por janë dy shifra që tregojmë se ne jemi në drejtimin e duhur, dyfishimi i tokës që punohet, pjesa më e tmerrshme është bërë, dhe shifra e dytë është ajo e prodhimit, Shqipëria importonte 7 eksportonte 1, kurse sot 3 me 1 dhe kjo lidhet me rritjen e prodhimit këtu në vend, rriten eksportet dhe kështu do vahzdojë.

Në 2025 do i cojmë në 1 mld, më shumë sovranitet për Shqipërinë.

Ju e dini që shteti është në krahun tuaj, qoftë me skemat kombetare qoftë me fondet nga BE, kur morëm detyrën ne ishim të fundit në Ballkanm për thithjen e fondeve nga BE, ndërkohë sot jemi të parët sepse kemi ndërtuar nja gjensi të zhvillimit bujqësor dhe rural evropiane, që ka bërë një reformë të madhe, që ia ka dalë ti zbardhe faqen vendit.
Kur puna jonë vazhdon na kanë dalë para këta xhakajdurët , një shport me karavidhe, duke krijuar një tabor krushqish që sorollatin Lulin për ta bërë dhëndër, dhe ajo çfarë po bën Basha bashkë me ata organizatorët e dasmave pa nuse, është një rrumpallë kriminale, vatra infektimi, ndërkohë që ne po ngremë vatra vaksnimi, jem nje nga 2 vende që jemi në vaksinim masiv, do dalim në pjesën lart të tabëlës në Evropë, mes vendeve që vaksinojnë më shumë, kurse ata s’duan tja dinë as për njerëzit më besnik. Ku gjejnë shehs bëjnë përshesh, ta hajë kush ta hajë thonë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Takim me pedagogët e Shkodrës

Rama: Na duhet një platformë e shkruar nga ju!


“U përjashtuam nga aksesi në autostradën Thumanë -Kashar”

Banorët protestë: Po falimentojnë bizneset

“Daily Mail” shkruan për rivierën shqiptare

“Destinacion me plazhe të bruzta dhe ushqim të shijshëm“

Policia vendos gjoba “të majme”

Siguria në plazhe, bllokohen 40 mjete lundruese

Ka projekte edhe në Serbi dhe Bjellorusi

Sheiku arab Alabbar rrit çmimet e ndërtimit në Durrës