MENU
klinika

“Nuk është ëndërr që e kam parë duke fjetur”

Rama tregon si përfitojnë emigrantët 5 mijë euro: Amnisti për ata…

12.04.2021 - 12:48

Kryeministri Edi Rama tha se nëse PS fiton mandatin e tretë qeverisës, një nga motorët e zhvillimit të ekonomisë shqiptare do jetë edhe agroturizmi. Për këtë arsye, Rama tha se në planet e qeverisë është një grant prej 5 mijë euro për të gjithë emigrantët shqiptarë që duan të kthehen fizikisht apo me investime në vendlindjen e tyre, duke hapur dyert e shtëpive të trashëguara nga babai apo gjyshi, për t’i kthyer në bujtina.

“Kursimet e tyre në emigracion ti investojnë te shtëpitë që kanë lënë këtu për ti kthyer në bujtina, agroturizëm e të fitojnë në shtëpite e transformuara shumë më tepër se sa fitojnë atje jashtë shtetit duke punuar për dikë tjetër.

Ndaj kemi vendosur për 5 mijë euro grant cdo emigranti që do vijë në Shqipëri për të rindërtuar shtëpinë e gjyshërve, shtëpinë e babës e po ashtu mundësinë cdo emigranti që do hyjë në këtë rrugë të rindërtimit të shtëpive për ti kthyer në pjesë të agromotorit mundësinë e sjelljes së parave këtu në bankat e Shqipërisë pa i kërkuar llogari për asgjë tjetër përvese që ato mos jenë para të krimit.

Pra një amnisti specifike e fokusuar te emigrantët që duan të kthehen këtu qoftë fizikisht apo me investimin e tyre”.

Këtë mundësi për zhvilim Rama e krahasoi “si në shumë zona të bekuara të Italisë ku agroturizmi është futur si pjesë e zhvillimit të motorit ekonomik”.

“Agroturizmi në Shqipëri është i ri, akma në embrion, ka lindur vitet e fundit falë vizionit dhe shtysës sonë por do jetësohet e rrjetëszohet në gjithë Shqipërinë”.

Duke folur për investimet në porte dhe aeroporte, Rama iu përgjigj edhe zërave kritikë: “Atyre që thonë mos hap aeroporte se duam bukë ju them që janë fabrika buke në kuptimin më të drejtëpërdrejtë të fjalës se sjell lëvizje, qarkullim parash, kërkesë për bujtina bare e restorante për shërbime të të gjitha natyrave”.

Rama tha se e do mandatin e tretë qeverisës për vendin jo për veten e tij, por për atë “majë” që tha se e ka ëndërruar pa hyrë ende në politikë.

“Jemi në një fazë që s’mund të ndalemi jo më të kthehemi mbrapa. Belshi këtu ishte, pse ishte një vend nga ku të gjithë iknin? E ne kur vinim vinim nga hallli se të takonim njerëzit, sa morëm detyrën i kam thënë Arifit ca do bëjmë për Belshin e ja ku jemi sot. Kur postoj foto nga Belshi disa nga miqtë e mi jashtë nuk e besojnë.

Kur them se Shqipëria e vitit 2030 do jetë kampione e turizmit në Ballkan nuk është ëndërr që e kam parë duke fjetur, por me sy hapur që në kohën që s’jam marrë me politikë. Në politikë nuk hyra për veten time në kuptimin e ngushtë të fjalës por sepse më ka munduar që në krye të herës me ka nxjerrë në lëvizjen e studentëve kundër regjimit atëhërë. Jam akoma sot jo për të provuar se cdo me thënë kryeministër as për të ndenjur e shijuar pushtetin sic kanë bërë disa të tjerë jo se për mua pushteti është plackë“.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Unë nuk e dua pushtetin për veten time”

Rama në Gramsh: Jam këtu për të dhënë mishin dhe…