MENU
klinika

Ja çfarë mendojnë ekspertët!

Sa i sigurt është TikTok?

10.04.2021 - 09:25

TikTok është një ndër aplikacionet më të përdorura sa i përket rrjeteve sociale. Përdoruesit e aplikacionit ngarkojnë në arkivin gjigand mijra video të shkurtra të krijuara nga vetë ata, çdo ditë. Në pronësi të kompanisë kineze “ByteDance”, TikTok parashikohet që t’i tejkalojë brenda këtij viti 1 miliard përdorues aktivë mujorë.

Kjo e bën atë një nga aplikacionet më të mëdha të mediave sociale, me gati të njëjtin trafik aktiviteti si Instagram. Megjithatë ashtu si rrjetet e tjera sociale TikTok është kritikuar vazhdimisht për politikat e tij të privatësisë.

TikTok ka marrë një vëmendje të madhe gjatë viteve të fundit. Administrata Trump tentoi vazhdimisht që të ndalojë aplikacionin në SHBA, duke theksuar rrezikun që “ByteDance”, mund të ndante të dhënat e përdoruesve me qeverinë kineze. Edhe presidenti i ri amerikan Joe Biden, e cilësoi TikTok që në vjeshtën e vitit 2020, kur ishte ende kandidat, “një çështje vërtet shqetësuese”.

Shumë ekspertë të sigurisë kibernetike, sugjerojnë që të gjitha këto gjëra të mbahen parasysh, por mos të teprohet.

“Nga të gjitha rreziqet serioze kibernetike me të cilat përballet një konsumator i zakonshëm, TikTok nuk është në krye të listës. Shumica e amerikanëve duhet të shqetësohen më shumë për mashtrimin me kartat e kreditit dhe me mbrojtjen e fjalëkalimeve, sesa nga TikTok”- thotë Monika Itwn Kardone, bashkëthemeluese dhe zyrtarja kryesore operative e “Chargebacks911”.

Edhe Çester Visnievski, shkencëtar i kërkimit në kompaninë “Sophos” bie dakord me këtë konstatim: ”TikTok nuk paraqet më shumë rrezik për një përdorues, sesa çdo aplikacion tjetër në mediat sociale. Kjo nuk do të thotë që nuk ka shumë rreziqe, dhe që ndryshon shumë nga Facebook, Twitter apo Instagram”.

Eksperti Pol Bishof nga kompania “Comparitech”, është kritik ndaj sulmeve të forta ndaj aplikacionit: ”Rreziqet e supozuara të TikTok ndaj sigurisë kombëtare, janë kryesisht të motivuara politikisht”.

Gjithsesi ekspertë të tjerë të sigurisë kibernetike shprehin shqetësim mbi cenimin e privatësisë. Si çdo aplikacion i mediave sociale, edhe TikTok mbledh të dhënat e përdoruesve, por nëse kompania “ByteDance” i ndan të dhënat me qeverinë kineze, ky është një mister ende i pazgjidhur.

Kompania kineze, 6 muaj kohë për të shitur rrjetin social

Kongresi amerikan miraton projektligjin që mund të ndalojë TikTok!

Përfshirë detaje kritike në lidhje me katastrofat e afërta

Një model i ri i AI do ndihmojë në parashikimin e motit

Nga harxhimi i baterisë së celularit te niveli rrezatimit dhe stresit

Arsyet pse duhet të fikni Wi-fi gjatë natës!