MENU
klinika

Vetëm një bashki ka përfunduar numërimin

“Sekreti” pas shifrave të Korçës, pse kryesojnë socialistët

26.04.2021 - 17:05

Deri më tani socialistët kryesojnë listën e mandateve në Korçë nga votat e numëruara deri më tani.

Në këtë qark, e vetmja bashki që ka përfunduar të tërësisht procesin e numërimit është Kolonja.

Kjo bashki njihet si bastion i majtë, gjë që ka bërë që PS të jetë në avantazh.

Kolonja mbylli procesin e votimit në orën e mesditën së sotme. Nga të dhënat paraprake rezulton se PS ka marrë 3666 vota, Partia Demokratike 2299 vota, Lëvizja Socialiste për Integrim 763 vota dhe PSD-ja 68 vota.