MENU
klinika

me kuptimin domethënës

Selena Gomez gdhendi tatuazhin e 15-të në trupin e saj

17.04.2021 - 09:22

Këngëtarja e famshme, Selena Gomez ka bërë një tatuazh të ri, një kryq të hollë në kockën e qafës së saj.

Ky tatuazh u bë nga artisti i famshëm i tatuazheve Keith Scott “Bang Bang” McCurdy.

Por ky nuk është tatuazhi i parë i këngëtares pasi ka gjithsej 15 të tillë dhe shumë prej tyre përfqasojnë momente të rëndësishme në jetën e saj, përfshirë edhe datën e transplantimit të veshkës. Fjala “Rare” është një ndër tatuazhet e saj të fundit.

Selena Gomez ka pozuar së fundmi për “Vogue” ku ka sjellë edhe një frymë pranvere-vere me stilin e saj. Artistja është rrëfyer edhe për të shkuarën e saj, problemet financiare të familjes e shumë të tjera.

“Gjithmonë më kujtonin se disa njerëz kishin më pak se ne dhe ne nuk kishim shumë. Por mua më dukej sikur ne kishim, sepse mami im ishte gjithmonë duke bërë mijëra gjëra vetëm për të na bërë ne të lumtur dhe ne merrnim pjesë vullnetarisht në kuzhinë gjatë Ditës së Falenderimeve”, ka treguar Selena.

”U zgjova një mëngjes dhe pashë Instagramin, si të gjithë njerëzit e tjerë dhe hoqa dorë. Isha shumë e lodhur nga të lexuarit gjëra të tmerrshme. Isha e lodhur nga të parët jetën e njerëzve të tjerë. Pas këtij vendimi, ndjeva liri”, ka thënë këngëtarja për largimin nga rrjetet sociale.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN