MENU
klinika

Beijing 2022

SHBA bojkoton Olimpiadën e Kinës?

07.04.2021 - 16:54

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të mos marrin pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore “Pekin 2022”, që zhvillohen pas një viti në Kinë (4-20 shkurt 2022). Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i shtypit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price.

“Bojkotazhi i kësaj Olimpiade është një gjë që do ta diskutojmë, por një vendim nuk është marrë ende”, tha Price, që iu përgjigj pyetjes nëse Amerika do të shkojë në Olimpiadën kineze pas polemikave mes dy vendeve për shkak të pandemisë dhe bllokimit që mund t’i bëhet shtetit aziatik.

Ky vendim për të bojkotuar Olimpiadën dimërore mund të jetë një strategji e mjaft vendeve dhe është përkrahur nga presidenti Joe Biden, për të ngritur një “mur perëndimor” kundrejt Kinës. “Do të kemi një veprim të mirëkoordinuar që do të jetë në interesin tonë dhe të aleatëve tanë”, tha Price.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN