MENU
klinika

Sulmuesi i Interit

Shifrat e Lukakut, vetëm Vieri e Ronaldo më mirë

14.04.2021 - 14:42

Inter po bën një sezon fantastik. Por nëse është në krye të Serie A, meritë të padiskutueshme ka Romelu Lukaku. Golat e shënuar në Serie A janë 44 në 64 ndeshje. Ndikim absolut për botën zikaltër, që pakkush mund ta kishte imagjinuar. Antonio Conte po.

Për këtë arsye, trajneri insistoi aq shumë për ta sjellë belgun në Milano dhe kur mundet e thekson këtë gjë me krenari. Tani lind pyetja: deri ku mund të shkojë “BigRom”? Titulli kampion mbetet mbi gjithçka dhe nuk mund të jetë ndryshe, një trofe tepër i rëndësishëm.

“Palmaresi” i Romelu nuk është në përputhje me statusin e arritur nga sulmuesi: vetëm një kampionat belg i fituar me Anderlecht dhe një kupë angleze me Chelsea, plus disa çmime individuale. “Scudetto” do të ishte titulli më i shkëlqyeshëm në karrierën e Lukakut, i cili përveç se është lojtari më produktiv i zsikaltërve, ka statusin e liderit aty.

Ai u imponua menjëherë në “San Siro”, duke hyrë në zemrat e tifozëve të Interit. Rrugët e merkatos janë të pafundme dhe është e pamundur të parashikosh se çfarë do të ndodhë, por e ardhmja e Romelu duket se është vetëm zikaltër. Dhe “rreziku” që ai mund të thyejë rekord pas rekordi është i lartë. Nuk duhet harruar se belgu nuk ka mbushur ende 28 vjeç.

Duke parë sulmuesit zikaltër në mijëvjeçarin e ri, vetëm dy kanë shënuar 44 gola në Serie A, më shpejt se Lukaku. Numri një është Vieri, të cilit iu deshën tetë sfida më pak se belgut për të arritur këtë moment të rëndësishëm. I dyti është “Fenomeni”, Ronaldo. 44 golat e parë të brazilianit në Serie A kanë ardhur në 63 ndeshje, vetëm një më pak se “BigRom”.

Sulmuesit e tjerë në historinë e fundit të Interit janë prapa Lukakut: Ibrahimovic, Milito, Icardi, Adriano. Belgu i shikon të gjithë nga lart poshtë. “Scudetto”, 11 vite pas atij të fundit, do të ishte çelësi për të hapur përfundimisht dyert e historisë së klubit. Lukaku është golashënuesi i 23-të i Interit deri më tani, me 61 “rrjeta” në të gjitha garat.

Hyrja në 20 më të mirët është brenda rrezes dhe mund të arrijë këtë sezon, duke mundur Eddie Firmani (65), Ibrahimovic (66) dhe Leopoldo Conti (67). Jo keq, pasi është vetëm sezoni i dytë me zikaltrit. Për mesataren e golave për ndeshje me fanellën e Interit, Lukaku është i nënti në një lartësi prej 0.69.

Numrat që dëshmojnë për një qëndrueshmëri të frikshme, të cilën pak kanë arritur ta mbajnë. Parashikimet bëhen shpejt. Duke imagjinuar që Lukaku arrin ta mbajë këtë ritëm për dy sezone të tjera, ai mund të aspirojë një vend mes 5 më të mirëve.

Benito Lorenzi, i pesti, është në kuotën 139. Një stacion i vështirë, por jo i pamundur. Golashënuesi më produktiv, gjithashtu për vlerën e tij simbolike, është Icardi. Ish-kapiteni është shënuesi i shtatë në historinë e klubit zikaltër, me 124 të tillë në total, të arritur në gjashtë sezone, me mesataren një gol çdo 141 minuta.

Lukaku është te mesatarja një gol çdo 118 minuta. Lukaku dhe Interi duket se janë një dhe nëse historia do të ishte e qëndrueshme, me të vërtetë mund të shkruanin një faqe të pashlyeshme. Gjithçka, sidoqoftë, duhet të fillojë nga një “Scudetto”, që është më afër se kurrë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN