MENU
klinika

"Tre qarqet që do përcaktojnë fituesin e zgjedhjeve"

Shpëtim Nazarko: Nuk besoj te fitorja e PD, por as vë bast të sigurt për PS

16.04.2021 - 09:30

Analisti, Shpëtim Nazarko, nuk beson në një fitore të PS në 25 prill por nga ana tjetër nuk vë bast as për fitore të sigurt të PD.

I ftuar në Rtv Ora, ai thotë se qarqet përcaktuese të rezultatit zgjedhor do të jenë Tirana, Durrësi dhe Elbasani.

Nazarko: Basha mund ta synojë por unë hyj te njerëzit që pak e besoj fitoren e PD. Nga ana tjetër nuk vë bast për fitore të sigurt të PS. Përplasja do të jetë në qarqet Elbasan, Tiranë dhe Durrës. Nëse këto tre qarqe do të dalin në rezultat të barabartë zgjedhjet përfundojnë në favor të PS për arsye të një tradite 30-vjeçare. Përplasje më të mëdha do të jenë në Elbasan dhe pastaj në Durrës.

Ftesën e Ramës ndaj Bashës për bashkëqeverisje nuk e sheh të sinqertë por nga ana tjetër nuk e përjashton.

Nazarko: Jam te varianti që është një tentativë për zbutje klime. Ose mund të supozohet një bashkëpunim i këtij lloji, ku opozitës i ofrohet kryetari i parlamentit, hiç asgjë. Kjo thirrje nuk është e sinqertë por nuk do të thotë që në rast të një rezultati qoftë dhe të ngushtë të PS Rama ti ofrojë dorën e bashkëpunimit, ti propozojë kryetarin e Kuvendit ose ftesë që të kemi përsëritie të zgjedhjeve lokale brenda këtij viti.

Përkundër gjuhës së ashpër dhe denigruese të palëve ndaj njëra-tjetrës, Nazarko thotë se sa kohë në Shqipëri nuk kemi luftë reale elektorale bashkëpunimet apo koalicionet i vendosin numrat.

Nazarko: Në Shqipëri janë normale, mund të shahen nga mëngjesi deri në darkë. Në Shqipëri për shkak se nuk kemi luftë reale elektorale do shikojmë këto që ti shan atë dhe kur nuk të dalin numrat… Ka qenë e papërfytyrueshme që të bënte PD bashkëpunim me LSI, akoma më i çuditshëm do të duhet bashkëpunim PD-PS. Nuk duhet të çuditemi kur të dy palët i thonë njëri-tjetrit nga këto gjëra dhe prapë shkojnë në një marrëveshje.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin