MENU
klinika

Nga The Economist/ "Shtëpia e të vdekurit"

A po kërkon Putini ta lërë armikun e tij të vdesë në burg?

13.04.2021 - 14:23

Vladimir putin mund të ketë shpresuar që mbyllja e kundërshtarit të tij kryesor politik në burg do ta largonte atë nga sytë dhe nga mendja e vet.

Në vend të kësaj, Alexei Navalny vazhdon të torturojë presidentin rus, duke zbuluar mizorinë dhe gënjeshtrat e regjimit të tij.

I privuar nga liria dhe çdo platformë publike, Navalny po lufton me të vetmet instrumente që i kanë mbetur: trupin dhe jetën e tij.

Që nga 31 Mars ai ka qenë në një grevë urie në qelinë e tij në Pokrov, rreth 100 km (60 milje) në lindje të Moskës. Ai po proteston kundër kushteve të tmerrshme të burgosjes së tij – ai po privohet nga gjumi dhe kujdesi mjekësor. Ai ka ethe dhe probleme me frymëmarrjen.

Navalny, i cili mbijetoi pasi u helmua me Novicok, një agjent nervor, gushtin e kaluar, gjithashtu po vuan dhimbje të forta në shpinë dhe mpirje në të dy këmbët.

Alexey Navalny Taken From Russian Jail, Likely to Start Prison Sentence - Bloomberg

Sidoqoftë, atij i është refuzuar kujdesi nga një mjek i zgjedhur prej tij, për të cilin ai ka të drejtë sipas ligjit rus.

Shërbimi i burgut i Rusisë e ka etiketuar atë si një rrezik shpëtimi, edhe pse ai u kthye vullnetarisht në Rusi për t’u përballur me Putinin.

Kjo etiketë do të thotë se ai mund të zgjohet çdo orë gjatë natës nga një roje burgu.

“Ekziston një perspektivë e vërtetë që Rusia po e çon atë drejt një vdekjeje të ngadaltë,” shkroi në Twitter Agnès Callamard, kryetarja e Amnesty International, një grup për të drejtat e njeriut.

Ajo i ka shkruar Putin duke kërkuar lirimin e tij, duke theksuar se ai është në burg vetëm sepse ai është “një kritik i hapur i autoriteteve ruse”.

Ajo gjithashtu kërkoi që Navalny të marrë kujdes mjekëor nga një mjek që ai i beson.

Në vend të një mjeku, Kremlini dërgoi një ekip propagandistik televiziv për të tallur  Navalny.

Russian Court Sentences Alexei Navalny to 3.5 Years in Prison | Voice of America - English

Kur mjeku dhe aleatja politike e Navalny, Anastasia Vasilyeva, mbërriti në portat e burgut për të kërkuar hyrje disa ditë më vonë, ajo u ndalua, së bashku me disa gazetarë, përfshirë një nga CNN.

Pak gjëra tregojnë gjithçka për regjimin e Putin aq sa trajtimi i të burgosurve politikë.

Navalny kërkoi një album familjar me fotografi; iu mohua kërkesa.

Ndërsa Kremlini përpiqet të shtypë moralin e Navalny, ekipi i tij ka nisur një fushatë për ta liruar. Ai shpreson të bindë të paktën 500,000 njerëz të nënshkruajnë një protestë kundër burgosjes së tij; The Economist raporton se  tashmë kishte mbledhur mbi 400,000 nënshkrime.

Artistë, shkencëtarë dhe gazetarë të ndryshëm kanë dërguar mesazhe mbështetëse.

Çdo ditë që Navalny kalon në burg, ai rrezikon të humbasë jetën. Por ai po fiton peshë morale dhe politike. 

Përkthyer dhe përshtatur nga The Economist/ konica.al

Edhe pse vendet janë në mosmarrëveshjeve midis tyre

Diplomatët amerikanë, kinezë dhe rusë bëjnë thirrje për bashkëpunim

Pavarësisht se asnjë republikan nuk ka guxuar të sfidojë ish-presidentin duke i dalë ballazi

Si po hakmerret Trump ndaj familjeve që drejtojnë Partinë…

(SNP) deklaroi dje fitoren në zgjedhjet për parlamentin rajonal

Skocia drejt një referendumi të ri për pavarësinë

Mbase duhet t’i jepet një fund formal luftës Koreane

Si mund të përfundojnë tensionet SHBA-Kore e Veriut?

Presidenti këtë javë deklaroi qëllimin për të vaksinuar 70 përqind të popullsisë deri në Korrik

Shtëpia e Bardhë nën drejtimin e Biden, po i kthehet normalitetit

Është kthyer në një relike të së kaluarës

Mbase është koha për të shpërbërë G7