MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si ta zëvendësoj sheqerin?

08.04.2021 - 09:58

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja:Si ta zëvendësoj sheqerin?

Mjeku: Shumë prej nesh janë në një marrëdhëie serioze me sheqerin dhe ashtu si pjesa më e madhe e romancave, edhe kjo ka problemet e veta. Nga rritja e glukozës në gjak tek rritja e rezistencës ndaj insulinës, sheqeri mund të shkaktojë dëme të shumta në shëndetin tonë. Por kjo s’do të thotë që duhet të hiqni dorë përfundimisht nga të ëmblat, pasi sipas blogereve të ushqimit, këto janë 6 zëvendësuesit më të mirë dhe më të shëndetshëm të sheqerit.

1.Hurmat e Arabisë

2.Sheqeri i kokosit

3.Salca e mollës

4.Kanella

5.Vanilja

6.Mjalti

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.