“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacientja: Si të qetësoni mishrat e gjakosur?
Mjeku:
Mishrat e gjakosur janë kryesisht rezultat i gingivitit,një sëmundje e zakonshme e mishrave të dhëmbëve. Por, gingiviti është vetëm një fazë e hershme e sëmundjes së mishrave dhe është e plotësisht e shërueshme edhe në kushte shtëpie, ndaj mos e lini të agravojë deri në pikën ku mund të rrezikoni rënien e dhëmbëve. Nëse simptomat tuaja vazhdojnë pavarësisht nga përdorimi i këtyre përbërësve natyrale në shtëpi,kërkoni ndihmë nga një stomatolog.
1.Aloe Vera
Xheli apo lëngu i aloe verës që mund të blihet edhe në dyqan përmban enzima antibakteriale që ndihmojnë dhe përshpejtojnë procesin e shërimit të mishrave të gjakosur të dhëmbëve . Bëni gargar tre herë në ditë me lëngun e aloe verës e do të shihni përmirësime shumë më shpejt nga se keni menduar.
2.Sodë buke
Bëni një paste duke përdorur ujë dhe sode buke. Masazhoni përzierjen në mishrat e dhëmbëve para se të lani dhëmbët. Alkaliniteti i sodës së bukës ndihmon në neutralizimin e aciditetit të shkaktuar nga bakteret në mishrat e dhëmbëve.
3.Lëng boronicë
Boronica përmban anthocyanins dhe acide fenolike, të njohura për fuqinë anti-mikrobike! Pirja e lëngut të boronicës ndihmon në eleminimin e baktereve përgjegjëse për gingivitin apo problemet e tjera me mishrat e dhëmbëve.
4.Mjaltë
Vendosni pak mjaltë në mishrat e gjakosur dhe lëreni për disa minuta. Mjalti ka veti anti-inflamatore dhe anti-bakteriale që ndihmojnë në shërimin e mishrave të gjakosur. Përsëriteni këtë gjë disa herë në ditë
5.Gargar me ujë të kripur
Kripë ka veti antiseptike dhe anti-inflamatore e ndihmon në qetësimin e ënjtjes dhe infeksioneve që shkaktojnë mishrat e gjakderdhjes. Përzieni një apo dy lugë kripë në një gotë me ujë të ngrohtë dhe bëni gargar të paktën 2-3 herë në ditë.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.