MENU
klinika

Nuk pranon vaksinat kineze!

Sokol Balla: Kurti po bën fushatë me jetën e mësuesve e na barazon me Serbinë

06.04.2021 - 12:37

Gazetari dhe autori i emisionit ‘Real Story’, Sokol Balla, ka reaguar ne twitter pas deklaratave te Albin Kurtit ku la te kuptohet se do te refuzonte vaksinat qe Shqiperia u zotua t’i dhuronte, me pretekstin se Kina nuk e ka njohur ende Kosoven.

Balla duke thumbuar Kurtin dhe qendrimin e tij kunder vaksinave dhe politiken e tij ne raport me qeverine ne Tirane, shkruan:

“DMTH: Nese Britania nuk do kishte njohur KS, qeveria ne Prishtine do kishte ndaluar perdorimin e AstraZeneca?

E dyshoj.

Ajo qe nuk dyshoj eshte se qeveria ne Prishtine, hyri ne fushate elektorale ne Shqiperi, me dy kosto: njera (qesharake) duke na vene shenjen e = me Serbine.

Dy: Kosto me e rende eshte se hyri ne kete fushate duke luajtur me shendetin e mesuesve te Kosoves. I dalte per hajer me te dyja! Ndoshta e kemi ne gabim dhe e ka Ai drejt.

Ndoshta kryeministri @ediramaal duhet te shohe me shume nga shtetasit e tij qe duan shume ta bejne vaksinen, sesa nga qeveri qe duan me shume koken e tij.

Perplasja Prishtin Tirane dihet kujt i intereson, por qeveria duhet te interesohet tani per shendetin publik te Shqiperise 🇦🇱”