MENU
klinika

NBA

Spektakël mes Nets dhe Lakers, marshojnë Jazz

11.04.2021 - 10:23

Spektakël në NBA. Ndeshja mes  Brooklyn Nets dhe Los Angeles Lakers dhuroi emocionet e radhës, ku kalifornianët ia dolën të triumfojnë me shifrat 101-126. Edhe pse pa LeBron James, Anthony Davis dhe Kyle Kuzma, Lakers përfituan me plot 8 lojtarë që shënuan me dy shifra.

Episodi kryesor i ndeshjes ishte dëbimi me karton të kuq i liderit të Nets, Kyrie Irving në njërën anë dhe Dennis Schröder në anën tjetër, pas një shkëmbimi paksa të tensionuar të fjalëve midis të dyve në parket.

Dy fraksionet e para të lojës ishin të balancuara, por humbja e Irving për gjysmën e dytë të ndeshjes dhe mungesa e James Harden, bëri që Nets të mos mbante më dhe 22 pikët e Kevin Durant të mos mjaftonin për të shmangur humbjen.

Nga humbja e Broklyn Nets përfiton maksimalisht Philadepphia 76ers, që triumfoi me rezultatin 93-117 në transfertën ndaj Ocklahoma City Thunder dhe u ngjit përkohësisht në krye të Konferencës së Lindjes.

Të udhëhequr nga kamerunasi Joel Embiid me 27 pikë, 9 rikuperime e 4 asiste, por edhe një formë mjaft e mirë e turkut Korkmaz, miqtë nga Philadelphia dominuan totalisht sfidën, duke nisur nga fraksioni i parë dhe morën një fitore më se të merituar.

Utah Jazz vijon të bëjë mirë dhe të blindojë pozitat në krye të renditjes në Konferencën e Perëndimit, pasi triumfoi me shifrat 128-112 ndaj Sacramento Kings në sfidën e zhvilluar në Salt Lake City.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN