MENU
klinika

Testet dhe faktet

STUDIMI: Imuniteti ndaj COVID-19 zgjat me vite

16.04.2021 - 19:32

Mjeku Ilir Alimehmeti ka shpërndarë me ndjekësit e tij një lajm të mirë duke iu referuar revistës prestigjioze “Nature”, ku edhe itet për imunizimin ndaj koronavirusit tek individët që kanë kaluar por edhe tek ata që nuk kanë qenë të ekspozuar. Alimehmeti shkruan se imuniteti natyror kundër COVID-19 është i gjatë, të paktën disa vite deri në disa dekada.

“Nëse e njeh armikun dhe e njeh vetveten, nuk duhet t’u frikësohesh rezultateve të njëqind betejave!”Cit.: Sun Tzu. Miqtë e mi, frika nga SARS-CoV-2 u fry së tepërmi përmes shprehjeve “virus i ri”, “virus i panjohur”, “virus tinëzar”, e të tjera si këto.

Mirëpo vetë fakti që është quajtur “SARS-CoV-2” flet qartë që ekziston edhe të paktën një “SARS-CoV-1”. Për më shumë SARS-CoV-2 bën pjesë në një familje të njohur betakoronavirusesh, disa prej të cilave qarkullojnë çdo vit nëpër popullatë, përfshirë Shqipërinë.

Pyetjet më të shpeshta sot janë: “Sa zgjat imuniteti pas kalimit të SARS-CoV-2?”. “Sa javë?” “Sa muaj?”?! Në fakt, askush nuk pyet “Sa vite?”. Disa prej këtyre pyetjeve kanë marrë përgjigje që prej 15 korrikut të vitit 2020. Në revistën prestigjioze “Nature”, janë publikuar në një shkrim tejet teknik përgjigjet e limfociteve T ndaj SARS-CoV-2 te individët që kanë kaluar SARS-CoV-1 plot 17 vite më parë, individët që kanë kaluar COVID-19, dhe individët që nuk kanë qenë të ekspozuar fare ndaj SARS-CoV-2 (gjak i marrë përpara korrikut 2019).

Gjetjet kryesore: Personat që kanë kaluar 17 vjet më parë sëmundjen nga SARS-CoV-1: të gjithë kishin akoma limfocite T që i përgjigjen SARS-CoV-1, por gjithashtu të gjithë kishin limfocite T që njohin dhe reagojnë edhe kundër SARS-CoV-2.

Personat që nuk kanë qenë kurrë të ekspozuar nga SARS-CoV-2 ose SARS-CoV-1: 19 ndër 37 (51.4%) kishin qeliza reaktive ndaj SARS-CoV-2 që kishin kapacitet të shtoheshin shumë pas stimulimit me proteina të SARS-CoV-2.

Personat që kanë kaluar COVID-19: të gjithë (100%) zhvilluan përgjigje qelizore të drejtuar ndaj po të njëjtave proteinave të mësipërme. Autorët dalin në përfundimin se: Këto gjetje tregojnë se limfocitet T virus-specifike të induktuar nga infektimi me betacoronavirus (përfshirë SARS-CoV-2) jetojnë shumë gjatë, duke mbështetur kështu nocionin se pacientët me COVID-19 do të zhvillojnë imunitet afatgjatë bazuar mbi limfocitet T.

Gjithashtu, gjetjet mbështesin mundësinë se limfocitet T afatgjata të gjeneruara pas infektimit nga viruse të tjera të ngjashme mund të jenë në gjendje të mbrojnë ose të modifikojnë sëmundjen e shkaktuar nga SARS-CoV-2.

Pra, miqtë e mi: Imuniteti natyror i krijuar në miliona vite me sa duket këtë virus nuk e quan as “virus të ri”, as “virus të panjohur”, as “virus tinëzar” dhe asgjë tjetër. Imuniteti natyror e njeh SARS-CoV-2 si anëtar të familjes së njohur të betakoronaviruseve dhe po ashtu e lufton në të njëjtën mënyrë. Imuniteti natyror kundër SARS-CoV-2 (mosinfektim ose infektim më i lehtë) është i gjatë, të paktën disa vite deri në disa dekada. Imuniteti natyror nuk zhduket vetëm sepse ne nuk kemi analiza laboratorike që ta masim atë”, shkruan ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Historia e pazakontë e mjekut shqiptar

“Para 10 vitesh kemi shëruar një pacient me Covid”