MENU
klinika

Për Demi Lovaton kjo ka qenë kura më e mirë

Të jetosh me shoqen pas ndarjes nga partneri?

15.04.2021 - 10:59

Kush do të dontë të jetonte në një shtëpi me shoqen më të  ngushtë pas ndarjes nga ish-partneri? Me siguri çdo vajzë! Pikërisht këtë gjë ka bërë edhe Demi Lovato dhe kjo duket se ka qenë kura më e mirë për të.

Së fundmi, këngëtarja ka qenë e ftuar në emisionin “The Drew Barrymore Show”, ku zbuloi se aktualisht po jeton me shoqen e saj të ngushtë pasi i dha fund fejesës me Max Ehrich.

“Po jetoj me një nga shoqet e mia më të mira. Unë isha e fejuar me një person dhe jetoja me të. Dhe atëherë mendoja ‘Nuk është kjo jeta për mua’. Dua të kënaqem dhe të jetoj me miqtë e mi. Le ta normalizojmë këtë gjë”, u shpreh Demi Lovato.

Më pas ajo kujtoi një ngjarje, për të treguar se çfarë do të thotë të jetosh me shoqen e ngushtë.

“Erdha në shtëpi një ditë pasi kisha bërë intervista dhe set fotografish. Dhe pasi u ktheva në shtëpi më tha shoqja ‘Pra, Demi ke bërë vetëm gjëra yjesh sot ë? A do të bësh diçka si njeri normal? I thashë ‘Po, kjo është ajo që dua!’. Më pas vendosëm Gray’s Anatomy dhe The Walking Dad”, tregoi këngëtarja.

Kujtojmë se në një intervistë të dhënë për “Glamour”, Demi foli për fejesën me Max Ehrich dhe si i ndikoi për të caktuar orientimin e saj seksual.

“Kur fillova të rritesha, nisa të kuptoja se sa e veçantë jam në të vërtetë. Vitin e shkuar unë isha e fejuar me një burrë dhe kur nuk funksionoi, mendova ‘Kjo është një shenjë e madhe’. Mendoja se do e kaloja jetën time me dikë. Tani që nuk do të ndodhte, u ndjeva më e lirë që mund të jetoja të vërtetën time”, u shpreh Demi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Justin Bieber rrëfen “luftën” me drogën

“Truprojat më kontrollonin pulsin në gjumë”