MENU
klinika

Basha niset drejt Kavajës

Të shtënat me armë zjarri në zyrën e PD-së

19.04.2021 - 19:01

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është nisur drejtë Kavajës, atje ku pak minuta më parë u shënuan disa të shtëna me armë zjarri në selinë e kësaj partie.

Mësohet se si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur shtetasi Bledar Okshtuni, i cili është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Okshtuni ka marrë një plagë në këmbë. Ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të saj.

Njoftimi: 

Plagosi me armë zjarri 27 vjeçarin, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar.

Vijon krehja e zonës për kapjen e tij.

Sot rreth orës 19:00, në lagjen nr.4, në Kavajë, shtetasi N. J., dyshohet se si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, ka hyrë në ambientet e brendshme të një zyre elektorale të një subjekti politik dhe ka plagosur me armë zjarri pistoletë në këmbë shtetasin B. O., 27 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Durrësit, nën kujdesin e mjekëve.

Menjëherë forca të shumta Policie kanë shkuar në vendngjarje dhe vijon krehja e zonës si edhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje -dalje të Qytetit për kapjen e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ylli Pata: : Mesazhet e (pa)thëna dhe çfarë mësuam

Dueli Rama-Basha në hapjen e siparit të 25 prillit