MENU
klinika

Epoka e Artë...

Teuta – mbretëresha pirate kundër Romës

26.04.2021 - 16:05

          Panorama perfekte e një pirati: zakonisht, një njeri trupmadh, ndoshta me një këmbë druri, një kapelë të hijshme dhe pamje të rreshkur nga moti, tipike e një ujku deti. Mirëpo, kush tha se pirati duhet të jetë burrë? Në fakt, një vështrim i shpejtë i historisë tregon, se, jo vetëm që femrat ishin pjesë e jetës pirateske, por ato kanë gjithashtu histori thellësisht magjepsëse. Historia e tyre shtrihet në të gjithë globin dhe kohën e piraterisë, përtej shekullit të 18-të, deri në Karaibe të njohur si Epoka e Artë e Piraterisë. Shumica e femra hasen në rrethana tejet të larmishme brenda botës së piraterisë. Disa vinin nga familje fisnike të gjithpushtetshme, disa të dënuara që morën këtë rrugë aventureske aksidentalisht ose sipas një qëllimi. Disa u maskuan si burra, të tjera thjesht qenë vetvetja. Çdonjëra me histori unike dhe emocionuese, jo për faktin se shpesh ishin perosna të guximshëm, që sfiduan standardet gjinore për t’u shndërruar në piratet femra më të njohura në histori./Konica.al

Teuta e Ilirisë – piratja mbretëreshë që iu kundërvu Romës

Regjente e Mbretërisë Ardiane në shekullin e 3 p.e.s, Teuta e Ilirisë thuhet se kishte një flotë të rëndësishme pirate nga vendi që drejtonte, aktualisht Shqipëria e sotme. Gjithçka bëhej në shërbim të objektivit për të pasuruar mbretërinë dhe popullin e saj. Ajo i urdhëronte piratët e kombit të plaçkisnin vendbanimet si nga toka, ashtu edhe nga deti. Thuhet se Teuta nuk kënaqej t’i komandonte piratët nga një fron diku, ajo donte të ishte pjesë e aksionit. Sidoqoftë, vlen të përmendet se shumë nga informacionet që kemi rreth Teutës dhe flotës së saj pirate vijnë nga romakët, të cilët nuk ishin vërtett miqësorë me Ilirët. Roma e lashtë u provokua në aksion, kur piratët e Teutës sulmuan anijet romake. Goditja e anijeve romake dhe ekonomia romake pothuajse i dha fund Mbretërisë Ardiane, megjithëse u desh më shumë se një dekadë dhe beteja të shumta për të zhdukur përfundimisht kërcënimin pirat të vendosur nga mbretëresha Teuta.

Cheng I Sao mund të ketë qenë piratja më e suksesshme ndonjëherë

Për herë të parë, Cheng I Sao u bë e njohur rreth vitit 1795. Thuhet se fillimisht qe punëtore seksi, që u martua me një pirat dhe filloi të shoqëronte të shoqin në ekspeditat plaçkitëse. Si për rironi, emri i saj përkthehet në “Gruaja e Cheng I”, çka nënkupton se nuk e dimë emrin aktual të një prej piratëve më të mëdhenj në histori. Kur mori drejtimin, Cheng I Sao zbatoi një kod të rrepte në sjellje, dënim me vdekje për shkelje si dezertim, plaçkitje të thesarit të piratëve, ose sulmet seksuale ndaj grave. Pjesa më e bukur e historisë së Cheng I Sao është se ajo u tërhoq paqësisht. Rreth vitit 1810, ajo negocioi me zyrtarët kinezë, që jo vetëm t’i jepte flotiljen, por të punonte e qetë si biznesmene e ligjshme, të pastronte emrin e gjithë ekipit të piratëvem, madje t’u siguronte punë shteti nëse ata dëshironin.

Anne Bonny kryesoi një jetë të famshme piraterie

Lindur në Irlandë rreth vitit 1698, Anne Bonny qe aktive në Karaibe gjatë shekullit të 18-të. Megjithëse, jetëgjatësia në qendër të vëmendjes pirateske ishte relativisht e shkurtër, ajo pati një impakt të atillë, saqë edhe pas shekuj pas vdekjes së saj të supozuar vijon të kujtohet. Si u kap rob, u përfol se ishte shtatzënë dhe befas Anne u zhduk nga protokolli. Disa hamendësojnë se pasi lindi,u ekzekutua, të tjerë pretendojnë se u kthye tek i ati në Carolinas.

Jeanne de Clisson e përdori piraterinë si hakmarrje

E quajtur “Luanesha e Bretanjës”, Jeanne de Clisson, fisnike e shekullit të 14-të nuk iu fut jetës së pirates as për plaçkitje, as për famë. Përkundrazi, gjithçka që ajo donte ishte hakmarrja. Jeanne u përfshi në pirateri, kur bashkëshorti u përplas me mbretin mesjetar francez Philip VI, i cili e ekzekutoi me pretendimin se ishte tradhtar që kishte bashkëpunuar me anglezët. Madje, disa tregime pohojnë se Jeanne ishte veçanërisht e pamëshirshme, kur ndeshej me fisnikë, deri në atë pikë sa i prsite kokën çdo anëtari të klasës së lartë franceze që takonte.

Grace O’Malley ishte mbretëresha pirate e Irlandës

E njohur si Grainne Ni Mhaille, Grace O’Malley nuk ishte vetëm një ujkonjë e pangopur deti, përkundrazi O’Malley ishte kreu i një klani të fuqishëm irlandez, madje vetë ishte mjaft e arsimuar për kohën dhe vendin. Vinte nga një familje tregëtare, që herë pas here hidheshin në plaçkitje. Bukuroshja Grace dëshironte të bashkohej me të atin, por e pengonin flokët e gjatë, sipas babait. Nuk u dekuraju, preu flokët, u maskua si burrë fitoi vendin e saj në anije. O’Malley u bë kaq e njohur, sa u takua me Mbretëreshën Elizabet I, me të cilën ra në ujdi për të drejtat e tokës, duke folur në latinisht. Elizabet e mashtroi disi Grejsin, si rrjedhojë piratja iu kundërvu pushtimit irlandez nga Anglia. Thuhet se Grace O’Malley vdiq në 1603 dhe u varros paqësisht në një abaci irlandeze.

Mary Read mund të jetë ndeshur me një tjetër femër pirate

Anne Bonny nuk ishte e vetmja pirate femër që endej rreth Karaibeve gjatë Epokës së Artë të Piraterisë. Fillimisht, Mary Read ishte një e burgosur e kapur nga “Calico Jack” Rackham, kapiteni pirat që kishte marrëdhënie me Anne. Ashtu si Anne, Mary njihej të ishte po aq e frikshme sa edhe një burrë, duke mallkuar, prerë, qëlluar dhe përgjithësisht duke plaçkitur gjithçka i dilte para. Gjithsesi, në fund, u kap bashkë me pjesën tjetër të ekuipazhit të Calico Jack në 1720. Të dyja, Anne dhe Mary, pretenduan se ishin shtatzënë për t’iu shmangur ekzekutimit. Mary Read vdiq një vit më pas nga sëmundja, në burg, ndërsa Anne mund të ishte liruar.

Charlotte Bagder mund të ketë qenë piratja e parë australiane

Charlotte Badger lindi në Angli në 1778. Pë vjedhje, Charlotte u dënua me transport, që do të thoshte se do të shërbente për një mandat shtatëvjeçar në koloninë britanike të burgjeve të Australisë. Sigurisht, ishte më mirë sesa varja, por të dërgohej me detyrim mijëra milje larg shtëpisë, e vetme, kjo ishte pak e rëndë. Thuhet se shkoi në koloninë e Uellsit të Ri jugor, hapi një biznes dhe më pas u rikthye në atdhe. Sërish, historia e Charlotte Badger, pirates australiane, mbetet ende një legjendë tërheqëse.

Lady Mary Killigrew – piratja fisnike

Lady Mary Killigrew ishte fisnikja që u bë pirate thjesht nga lakmia. Thuhet se ishte fisnike e shekullit të 16-të, që operonte një biznes piratësh nga rezidenca e saj në Cornwall, në Britaninë jugperëndimore. Lady Mary hasi në telashe, pasi bastisi një anije spanjolle që ankoroi pranë kështjellës së saj. Pasi vrau shumë prej marinarëve dhe bindi gjyqtarin vendas të mbante anën e saj, ajo mendoi se çështja u mbyll. Mirëpo, ekuipazhi i mbijetuar arriti në Londër dhe takoi ambasadorin spanjoll, i cili mori çështjen dhe kërcënoi trazirë diplomatike. Edhe pse u dënua me vdekje, Zonja Mary u fal nga vetë Mbretëresha Elizabeth I, me sa duket e joshur edhe nga një ryshfet bujar nga Killigrews./Konica.al

Sayyida al Hurra ishte një pirate e famshme

Sundimtare e Marokut të veriut, Sayyida al Hurra njihet si pirate famëkeqe, që renditet ndër piratet më të fuqishme mesdhetare në histori. Gjithçka nisi nga dëshira për hakmarrje. Sayyida vinte nga një familje e begatë myslimane, që jetonte në Granada në Evropën Jugore. Në 1492, forcat spanjolle nën komandën e monarkëve ultra-katolikë Isabella dhe Ferdinand, pushtuan territorin, duke vrarë deri në 100 000 myslimanë, ose i detyruan të robëroheshin nga ushtarët. 20 000 të tjerë ikën në internim, përfshirë familjen e Sayyidas. Pas dy dekadash, rreth Marokut të sotëm, Sayyida al-Hurra filloi të vërë në skenë hakmarrjen e saj. Pasi fitoi famë përmes burrit të saj diplomat, pas vdekjes së tij Sayyida u bë guvernatore e qytetit Tetouan. Shumë shpejt u bashkua me piratin famëkeq Barbary, duke bastisur anijet tregtare, ndonjëherë merrte pjesë edhe vetë. Kjo e ndihmoi në rindërtimin e qytetit dhe i dha titullin “Mbretëresha e Piratëve”.

Rachel Wall mësyu detet amerikane si pirate

Ndoshta gruaja e parë amerikane, që u bë një pirate, Rachel Wall lindi Rachel Schmidt në Pensilvani, rreth vitit 1760. U largua nga shtëpia kur ishte vetëm 16-vjeç. Në 1781, Rasheli, George, i shoqi, dhe një grup shokësh piratë vodhën një anije dhe filluan të sulmonin anijet pranë brigjeve të Nju Hampshirit. Më pas, u përpoq t’i plaçkiste drejtpërdrejtë njerëzit. Rachel u kap dhe u dënua me varje. Pas se të ekzekutohej, Rachel Wall nxori në dritë historinë e jetës, e cila mund të lexohet edhe sot.

Anne Dieu-le-Veut u shfaq hapur si pirate grua

Anne Dieu-le-Veut ishte franceze dhe lindi gjatë shekullit të 17-të. Diku midis 1665 dhe 1675, ajo u dërgua në koloninë e Karaibeve të Tortuga, ku mund të ketë mbërritur si emigrante legjitime, ose mund si një nga të dënuarit e shumtë që u dëbuan në koloni për të krijuar atje popullsinë franceze. Emrin “Dieu-le-Veut”, ose “Zoti e Dëshiron”, nisur nga mënyra se si e merrte gjithmonë atë që donte. U kap në një sulm të udhëhequr nga anglezët, si hakmarrje ndaj një sulmi të vitit 1693 ndaj kolonive britanike. Anne u lirua në 1698 dhe u zhduk sakaq në histori.

Rusla zhvilloi një luftë hakmarrjeje

Hakmarrja duket të jetë një temë goxha e qëndrueshme për piratet femra, pavarësisht nga koha dhe vendi. Një nga rrëfimet më të hershme të një pirateje hakmarrëse, i cili gjithashtu ndodhi të jetë një grua, vjen nga shekulli i 5-të ose i 6-të në atë që sot vërtitet rreth Norvegjisë moderne.

Rusla, një zonjë e rangut të lartë, filloi jetën si motra mjaft e mirë e mbretit Tesondus të Norvegjisë. Mirëpo, halmarrjet brenda familjes e detyron të shndërrohet në pirate hakmarrëse. /Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Cilat ishin ato shqiptare

Gratë që drejtuan botën

Mbretëresha e pazbutshme e ilirëve

Teuta, vetëvrasje për të mos u dorëzuar