MENU
klinika

Klubi vendos çmimin

Tottenham jashtë Champions, Kane kërkon largimin

12.04.2021 - 17:28

Yjet e futbollit janë të lidhur shumë më Champions. Tottenham edhe këtë vit duket se nuk do të marrë pjesë, vetëm mrekullia do ta fuste. Harry Kane duket se është lodhur me këtë, ku golat e tij po vlejnë vetëm për arritje personale, pasi ekipi nuk po fiton asgjë.

Sulmuesi ka kërkuar largimin prej kohësh dhe duket se dëshira do t’i plotësohet këtë verë. Sipas asaj që raportojnë së fundmi mediat angleze, presidenti Daniel Levy është dorëzuar dhe ka vendosur çmimin për largimin e Kane.

Përveç çmimit prej 150 milionë eurosh, Levy ka dhe një kusht tjetër. Kane nuk do të shitet në Angli, por vetëm nëse bëhet fjalë për ndonjë ekip jashtë Premier League. Real Madrid është favoriti kryesor për të nënshkruar me Kane.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sfida e kthimit me PSG në Champions

Flick e Neuer besojnë te përmbysja pa Lewan